Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Albin Kurti: Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një shkrimi ka thënë katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë para çdo dialogu të ri me Serbinë, gjithashtu, 3 debate që duhet të zhvillohen.

“Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:

1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;

2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;

3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;

4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.

Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:

1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;

3) Me BE-në si ndërmjetësuese”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …