Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Irlandës z. Paul Kehoe

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Irlandës z. Paul Kehoe

 Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, zotin Paul Kehoe. Në takimin e përbashkët në mes të dy delegacioneve, ministri Berisha së bashku me ministrin e Republikës së Irlandës, zotin Kehoe biseduan për bashkëpunimin e dyanshëm në mes të Kosovës dhe Republikës së Irlandës, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Irlandës si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë, rajon  dhe  më gjerë. Ministri Rrustem Berisha, ka  falënderuar  ministrin e Republikës së Irlandës,Paul Kehoe për bashkëpunimin  e deri tashëm dhe për ndihmën që Irlanda ka dhënë dhe po jep për Kosovën, duke e njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në Ministri dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pas takimit të dy ministrat dhanë nga një deklaratë për media.

Ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha në fjalën e tij ndër të tjera tha: ,,Patëm nderin dhe kënaqësinë që ta presim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së  Irlandës, z. Paul Kehoe të cilin e njoftuan në pika të shkurta me të arriturat e FSK-së, me progresin e FSK-së, sidomos me integrimin e komuniteteve jo shumicë, pjesëmarrjen e gjinisë femërore në strukturat e FSK-së, me objektivat dhe synimet tona si dhe  me procesin e transformimit të FSK-së në FAK. Në të njëjtën kohë e falënderuam ministrin e mbrojtjes Kehoe, për mbështetjen dhe për përkrahjen që na kanë dhënë në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe sidomos pas luftës, e  që vazhdojnë të japin edhe tani në kuadër të KFOR-it. Gjithashtu e falënderuam ministrin për faktin që Irlanda ka qenë ndër të parët që e ka njohur pavarësinë Kosovës. Biseduam edhe për avancimin e bashkëpunimit të dy ministrive në fushën e sigurisë dhe për  modelet e bashkëpunimit,  dhe se shumë shpejtë do ta nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive në fushën e sigurisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …