Brickos

vellezerit bytyqi

Serbia, as pas 19 viteve nuk ka zbardhur vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, shqiptarë nga Kosova me shtetësi amerikane

Kanë kaluar 19-vjet qyshkur tre vëllezërit shqiptarë, me shtetësi amerikane:  Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi,  në vitin 1999 ishin arrestuar në Serbi  për kalim ilegal në kufi  me Kosovën. Pasi ishin kapur nga ushtria e Milosheviqit ata ishin vrarë. Kufomat e tyre ishin gjetur në vitin 2001 në një varr afër Petrovo Selos, në Serbi, me duart e tyre të lidhura pas shpine dhe të goditur  në kokë.  Në një komunikatë për media Ambasada e Amerikës në Serbi ka bërë të ditur se zbardhja e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, do të ishte hap para në raportet SHBA-Serbi. Sipas një raporti të Komitetit për Punë të Jashtme në Amerikë, janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga të dyshuarve për këtë vrasje. Madje njëri nga ta thuhet të jetë edhe anëtar i partisë së kryetarit, serb, Aleksandar Vuçiq. Rezoluta thekson se i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve,  Bytyçi është Goran Radosavleviq, një ish-komandant serb dhe tani anëtar i partisë në pushtet të udhëhequr nga Vuçiqi”, thuhet në reagim. Të akuzuarit për këtë vrasje Sreten Popoviq dhe Milosh Stojanoviq ishin arrestuar, por më pas ishin liruan nga Gjykata në vitin 2013.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …