Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka dërguar telegram ngushllimi për familjen Sadikaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili në muajin shkurt u shpallë qytetar nderi i Suharekës, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Sadikaj, nga fshati Sopijë që humbi 5 anëtarë të familjes në aksidentin e komunikacionit të dielën që shkoi. Xhaferi, krahas ngushëllimeve drejtuar familjarëve, ka ngushëlluar edhe kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe qytetarët tjerë të Komunës së Suharekës për rastin tragjik. Ai në mes tjerash në telegram shkruan: “Një udhëtim që duhej të përfundonte me bashkim familjarë dhe çaste gëzimi u shëndrrua në ngjarje tragjike që preku zemrat e të gjithë njerëzve humanë.”

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …