Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues së shoqatës Qatar Charity

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari me bashkëpunëtorë priti në takim Mahmoud Abbas Shaker, Drejtor i shoqatës Qatar Charity me bashkëpunëtorë, gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë. Shoqata në fjalë shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar familjet nevojtare në forma të ndryshme. Kujtojmë që kjo organizatë edhe më parë ka ndihmuar familjet nevojtare në Skenderaj. Kryetari Jashari shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit duke falënderuar për kontributin e dhënë në përmirësimin e gjendjes sociale të popullatës së Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …