Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka premtuar ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka premtuar ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë. Ai këto komente i ka bërë pas një takimi që ka pasur me disa nxënës dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman.

“Mëngjesin e sotëm, pata nderin të pres një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë”. Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare. Kosova duhet të fitojë betejën për dije”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …