Kryetari Thaçi: Takimi me Vuçiqin nuk ishte aspak i lehtë, Serbia ende po mendon se Kosova është pjesë e saj

Kryetari Thaçi: Takimi me Vuçiqin nuk ishte aspak i lehtë, Serbia ende po mendon se Kosova është pjesë e saj

Pas përfundimit të takimit me kryetarin serb, Vuçiq, në Bruksel, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ishte aspak takim i lehtë. Ai ka thënë se dialogu është i paalternativë dhe duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Kosova është gati dhe unike për dialog, që të arrihet marrëveshje përfundimtare me Serbinë për t’u ruajtur paqja dhe stabiliteti në rajon. Ai ka theksuar se Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj, ende mendon me mentalitetin e së kaluarës.  Ndryshe Vuçiq pas takimit ka thënë se është kërkuar një marrëveshje e përbashkët për kompromis dhe të ruhet stabiliteti. Sipas tij, janë shqiptarët, duke aloduar në kryetarin Thaçi, se është ai që dëshiron gjithçka për Kosovën, ndërsa pala serbe po mundohet në të mirë të përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …