Ermira Babamusta: Doli nga shtypi libri filozofi politike “Etikë dhe Politikë” i autorit Bujar Plloshtani

Ermira Babamusta: Doli nga shtypi libri filozofi politike “Etikë dhe Politikë” i autorit Bujar Plloshtani

Doli nga shtypi libri më i ri me ese “Etikë dhe Politikë” i autorit, Bujar Plloshtani, me parathënie nga Ermira Babamusta.

“Etikë dhe Politikë” është libër që plotëson një boshllëk në fushën e filozofisë dhe politikës, sidomos në teoritë e ekzistencializmit, analizës psikoanalitike dhe teorisë së konceptimit të njeriut. Nëpërmjet qasjeve dhe koncepteve origjinale ai ka trajtuar pikëpamjet e objektivit që studiohen nga fushat e filozofisë dhe politikës. Ky libër filozofiko-shkencor trajton tema që janë tepër praktike dhe funksionale, që i përshtaten kohës moderne dhe shteteve përkatëse të Ballkanit

“Kjo materie është përafërsisht një reflektim i filozofisë politike, e cila trajton problematika të ndryshme filozofike dhe politike. Ngjarjet e shumta filozofike dhe politike që e karakterizojnë botën sot si kryefjalë kanë diskutimet e shumta, për të arritur modelin e një shteti me qeverisje të mirëfilltë të vlerave demokratike, zbatimin dhe shtrirjen e sundimit të së drejtës në mbarë territorin shtetëror dhe demokracinë, si formë më e mirë e kontrollit të pushtetit”, shprehet në parathënien e tij, autori Bujar Plloshtani.

Bujar Plloshtani, është poet dhe eseist, lindur më 18 dhjetor 1983 në qytetin e Tetovës. Ka kryer studimet për Drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka punuar në Organizatën SAATCHI, sektori i intervistave, në Shkup. Në Tetor 2007, themelon Shoqatën e artistëve “Pushkin” dhe zgjedhet kryetar i saj.

Në cilësinë e anëtarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë merr pjesë në Ekspozitën e Friedrich Schiler. (Jeta dhe Vepra në kohë e shkrimtarit gjerman). Më 2010, emërohet anëtar i Shoqatës së Poetëve të Japonisë. Është Anëtar i Dhomës së Festivalit të poezisë “Ura Poetike AMA-HASHI”, Kyoto, Japoni.

“Duet of Azure” është libri ku poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze dhe japoneze nga JUNPA Books, Japoni. Është fitues i Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016” – Edicioni II

Çmimi i Parë i Jurisë për esenë “Mbi ekzistencializmin”. Ka marrë pjesë në Festivale Letrare në shkallë vendi dhe jashtë. Redaktor në Agjencinë e lajmeve “Klosi News”.

Botimet:

 “Nga regjia e shpirtit” – poezi (2007);

“Traktati mbi arsyen e mendimit” – letra filozofike (2009);

“Mbi arsyen e fjalës” – poezi (2010).

“Etikë dhe Politikë” – filozofi politike (2018)

“Duet of Azure” – poezi e përkthyer (2018)

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Gashi: Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë

Explore Kosova Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore …