Komuna e Ferizajt vlerësohet si më e shpejta në reagimin për trajtimin e ankesave të qytetarëve për deponitë ilegale të mbeturinave

Trajtimi i deponive ilegale ishte tema kryesore që u diskutua në një takim në mes të zyrtarëve të komunave, MAPL-së dhe MMPH-së. Gjendja e deponive ilegale të raportuara në platformën Ndreqe.com, sfidat me të cilat po ballafaqohen komunat në adresim të tyre dhe shembujt më të mirë të administrimit në Ndreqe.com u trajtuan në këtë punëtori, ku Komuna e Ferizajt është vlerësuar si një nga komunat me reagimin më të shpejt kundrejt raportimeve të qytetarëve në platformën ndreqe.com, platformë kjo që është edhe pjesë e memorandumit ndërmjet “Demokraci Plus” dhe Komunës së Ferizajt.

Kjo punëtori është organizuar në bashkëpunim me GIZ-in dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …