Ernst: Kosova dhe Serbia nuk do anëtarësohen në BE pa zgjidhje të pranueshme të dyanshme

Pas analizimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë analisti i njohur gjerman, Andreas Ernst ka konstatuar se as Kosova e as Serbia nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa një zgjidhje të pranueshme të dyanshme. Vetëm në vitet e fundit në të dy vendet është krijuar vetëdija, se sa të larta janë kostot e një konflikti të vazhdueshëm e të ngrirë. Qëllimi duhet të jetë një marrëveshje që i hap rrugën njohjes së dyanshme dhe me këtë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB e më vonë të dy shteteve në BE. Për këtë kërkohet që BE të marrë rolin e “sekserit të ndershëm”…e më mirë në rast nevoje të zhvillohet një proces disavjeçar negociimi se sa një procedurë e shpejtë e komanduar nga jashtë. BE duhet të tregojë vijat e kuqe, por ato nuk duhet të prekin përmbajtjen e marrëveshjes, por kuadrin e saj. Faktikisht mjaftojnë dy rregulla të hekurta: Ndalim absolut i dhunës dhe parashtrimin, se marrëveshja duhet të legjitimohet nga referendume në të dy vendet, ka shkruar në mes tjerash analisti, Andreas Ernst.

Kontrolloni gjithashtu

Nga retorika kundër “Të Parit” te ngulmimi për pozitën: Albin Kurti dhe qasja e tanishme ndaj kryeparlamentares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka refuzuar për disa javë me radhë të ndryshojë emrin …