Opozita që dezinformon qytetarët është e turpshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit thotë kryekuvendari Veseli

Opozita ia prishi entusiazmin kryekuevendarit, Kadri Veseli

Asnjëra nga partitë opozitare nuk ka marrë pjesë në takimin, në të cilin i kishte thirrur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me qëllim  për të arritur një konsensus për dialogun me Serbinë, që mbahet në Bruksesl. Pas takimit që është mbajtur mes partive pjesë e koalicionit qeverisës, Veseli ka thënë se takimi është zhvilluar vetëm nga partnerët e koalicionit qeverisës. “Sot ne patëm një takim që ka të bëjë me arritjen e konsensusit në procesin e ardhshëm që e prek Kosovën. Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, vetëm partnerët e koalicionit qeverisës. “Unë flas me shumë përgjegjësi, se  një pjesë e opozitës ka pranuar të marrë pjesë në dialog. Jam shumë i sigurt që do të kemi një unitet të plotë në këtë proces, tha Veseli gjithnjë i disponuar dhe i bindur se opozita të t i përgjigjet thirrjes së tij, pavarësisht se sot e injoruan të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …