A është Kosova Bregu i ardhshëm Perëndimor, shkruar nga Ana di Llelio, ish-komisare e medieve në Kosovë

Kur zgjidhjet diplomatike të një krize vonohen, ose shkohet drejt një bllokimi, situata fillon të acarohet. Ky ka qenë rasti i Lindjes se Mesme për një kohë të gjatë, sot ky është rasti i Kosovës. Me gjithë sigurimet se një vendim mbi statusin do të arrihet në vitin 2006, pa një marrëveshje në horizont dhe shtyrjen e mëtejshme te negociatave, rreziku që situata do të rikthehet nga post-konflikt në një konflikt me intensitet të ulët, asnjëherë nuk është dukur me serioz sesa tani.

Ne sipërfaqe, çdo gjë është duke ecur sipas planeve. Kamioni i rëndë i negociatave mbi statusin e Kosovës nuk do të ndalojë, ashtu sikur shkruante, Ian Traynor, sepse përfundimet e tyre tashmë janë shkruar nga zyrtarët ndërkombëtarë. As Sovrane dhe as e varur nga Serbia, në këtë skenar Kosova ka shume mundësi qe te mbetet nën mbikëqyrjen ndërkombëtare nën një kujdestar te ri: BE-në vend të OKB-së. Shumica shqiptare do të vazhdojë të shtiret si e pavarur, por pa atributet kryesore të autoritetit mbi territorin dhe sigurinë, ose njohjen e jashtme.

Pakica serbe do të gëzojë një shkallë të lartë të autonomisë së brendshme në bazë të një skeme, e cila do të krijojë lidhje politike me Beogradin dhe mure virtuale ndarjeje nga shumica shqiptare. Vendet e shenjta ortodokse do të fitojnë statusin si zona të mbrojtura. Trupat e NATO-s do të garantojnë sigurinë; burokratët ndërkombëtarë të BE-së dhe amerikanët do të kujdesen për qeverinë.

Në letër, zgjidhja e përshkruar më lartë duket si një rrugë e mirë për të garantuar stabilitetin dhe respektimin e të drejtave te njeriut, në një situatë kur dy palët armiqësore pretendojnë të njëjtin territor. Kjo mbase mund të duket si një marrëveshje e mirë për të dy palët e pabindura, kur secilës prej tyre i kërkohet që të bëjë kompromise, për të përfituar shpërblime proporcionale.
Edhe më keq, kjo e bën Kosovën që të duket si Bregu perëndimor, me potencialin për dhune që mbart me vete. Dhuna e kohëve të fundit në Kosovë u tha sikur nuk lidhet me këtë. Autoritetet zyrtare kanë përsëritur se aktorët e dhunshëm, duke rivalizuar, me qëllim për të imponuar zgjedhjen e tyre, nuk do te lejohen të kërcënojnë procesin diplomatik. Kjo retorike është e drejte, por problemi që ajo ngre nuk aplikohet këtu.

Çdo njeri që e njeh krizën e Kosovës e di se kjo dhunë nuk është vetëm manifestim i ideve ekstreme, por në radhë të parë një acarim i kushteve, të cilat e kanë shkaktuar konfliktin: shumica shqiptare, e cila e kërkon pavarësinë dhe Serbia që e refuzon këtë. Këto kushte vazhdojnë të jenë të pranishme dhe tensionet aktuale janë paralajmërim për problemet e mëtejshme, duke shtuar se një strategji parandaluese, vetëm politike do të injektojë realizmin politik të domosdoshëm te strategjia dritëshkurtër dhe joefektive e negociatorëve.
Parandalimi është bazuar te një kuptim i nevojave lokale. Ndërsa NATO-ja dhe policia merren me sigurinë, mes punës se tyre me zbulimin dhe forcimin e ligjit. Një lloj i ndryshëm zbulimi duhet të jetë mbledhur midis vendasve, të cilët do të jenë më të prekur nga zgjidhja diplomatike, e cila do të hartohet në Vjenë, Bruksel dhe në Nju-Jork. 

Përmes konsultimeve, zyrtarët ndërkombëtarë do të kuptojnë se cilat janë shpresat dhe shqetësimet e shoqërisë civile në Kosovë. Ky proces do të ndihmoje në ndërtimin e sigurisë që trupat ushtarake, ashtu sikur e dimë, nuk mund ta garantojnë. Strategët politikë e pranojnë këtë. Në Doktrinën për Sigurinë Njerëzore të Evropës 2004 “Human Security Doctrine for Europe” të formuluar nga Havier Solana dhe nga një panel ekspertësh të drejtuar nga Mary Kaldor, ku efikasiteti i një përpjekje të fundit në misionet e jashtme të BE-se zinte një vend qendror.
Organizatat e të drejtave te njeriut janë gjithashtu dakord. “Amnesty International” i ka lidhur shqetësimet e veta për sigurinë e Kosovës me mungesën e komunikimit me shoqërinë civile gjatë negociatave mbi statusin. Nuk është vonë për të angazhuar shoqërinë civile të Kosovës në debatet mbi statusin. Organizatat dhe zyrtarët ndërkombëtarë, të cilët janë kaq të sigurt, ne afrimin e tyre nga lart poshtë, janë duke projektuar një program të mirë veprimi për Kosovën dhe stabilitetin rajonal, dhe me këtë ata mund të zbulojnë diçka krejt tjetër.

Duke dëgjuar komunitetet, zyrtarët ndërkombëtarë mund të konfirmojnë se aspirata për pavarësi nuk është një ëndërr e ekstremisteve, ose refren kokëfortë i politikaneve amatore, por një dëshirë thellë në zemrat e të gjithë shqiptareve, mbase edhe të turqve, boshnjakeve dhe romeve.Duke mohuar këtë aspiratë, për të cilën shumë vetë kanë humbur jetën, do të shtonte shqetësimin e shumicës shqiptare mbi të ardhmen e vet. Dhe një shumice e kërcënuar, ashtu sikur shkruan, Arjun Appadurai te “Frika e Numrave të Vegjël”, mund ta kthejë frikën e saj kundër minoriteteve të vogla, që e bëjnë shumicën të ndihet si një komb ne lufte. Është ky një përfundim jo i mirë për sigurinë e minoritetit serb.

Duke pyetur njerëzit sesi ata ndihen me besimin fetar, zyrtarët ndërkombëtarë mundet të kuptojnë se Kosova nuk është një shoqëri islamike, dhe qe alarmi mbi mbijetesën e të krishterëve në një shtet të ri të Kosovës ka qenë veçanërisht i ekzagjeruar. Ata mund të zbulojnë se duke i dhënë status special objekteve fetare ortodokse, në emër të historisë së kaluar, ata janë duke parë gabim historinë duke i damkosur ato, si monumente etnike, ashtu sikur shpjegon, Isa Blumi, në librin e tij “Çështja e Kosovës” (Anthem Press, 2006). 

Nëse do të pyesni, të gjitha komunitetet e Kosovës, ata do të thonë se futja e organizatave social-politike të një stili të Bregut Perëndimor, nuk është rruga e drejtë për të ndërtuar një vend normal. Atëherë, plani duhet të jetë riprogramuar, kësaj here jo në Vjenë, por në Prishtinë. Në këtë rast, humbja e afatit përfundimtar gjatë vitit 2006, nuk do të jetë shumë e rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …