AAK

AAK: Çdo tentim për kontrabandim të demarkacionit do të eskalojë në zhvillime të dhunshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tërhequr vërejtjen se çdo tentim për kontrabandim të demarkacionit, do të eskalojë në zhvillime të dhunshme. Në komunikatën e saj thuhet se versioni aktual i Demarkacionit e ka marrë përgjigjen dje në konferencën shkencore. Tash mbetet që kjo përgjigje të formalizohet edhe me votën kundër të deputetëve në Kuvend. Vota kundër që nënkupton mos ratifikimin e versionit aktual të kufirit me Malin e zi, shënon edhe fillimin e zgjidhjes së kësaj çështjeje që e ka mbajtur peng vendin për afro një vit. Demarkacioni me Malin e zi, është një çështje jetike për Kosovën, dhe ky proces duhet të zhvillohet me profesionalizëm të plotë dhe në përputhje me standardet dhe me interesat e të dyja shteteve. Ky proces është mbipartiak. Konkluzat e një grupi deputetësh në fund të konferencës së djeshme, mund të jenë një hap fillestar i zgjidhjes së kësaj çështjeje. Çdo përpjekje e presionit mbi deputetë, ose edhe përpjekje për ta kontrabanduar ose blerë votën pro kësaj marrëveshjeje, është papërgjegjësi totale, e cila druajmë se do të mund të eskalojë në zhvillime të dhunshme. Institucionet e shtetit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, sot më shumë se kurrë, kanë përgjegjësi që të vihen në mbrojtje të territorit të Kosovës dhe të interesave e të stabilitetit në vend, thuhet në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …