Gecaj: E bojkotuam Thaçin sepse nuk e njohim më për kryetar të Kosovës

AAK-Deçan: Bajram Gecaj me shokë po manipulojnë opinionin lidhur me demarkacionin

Me një kumtesë për media, dega e  AAK-së në Deçan, ka kundërshtuar Marrëveshjen e  Demarkacionit duke akuzuar me këtë qeveritarët e vendit. Në kumtesë thuhet  se kryetari i ndjerë, Ibrahim Rugova dhe emri i tij, nuk mbrohen nga disa matrapazë, që gjithë jetën e tyre s’kanë bërë gjë tjetër, përpos që janë fshehur pas emrit të tij. Nëse ju qenkeni kaq patriotë e të lidhur me emrin e tij, mbroni parimet e tij, e mos shitni dokrra e kopalla. që shiten nga soji i sorollopit të Bajram Gecajt me shokë. Ky far Gecaj, që s’la njeri pa fyer e pa sharë, manipulon me opinionin publik duke përmendur do farë planesh hapsinore të Komunës së Pejës, do farë parqesh nacionale, se gjoja ato qenkan miratuar në kufijtë që i ka caktuar Isa e Hashimi. I përgjigjemi këtij mjerani se plani hapësinor e parku nacional, nuk e përcaktojnë kufirin e shtetit, prandaj është bërë një marrëveshje dhe një proces demarkacioni, dhe kjo është bërë keq. Sikur ky farë Gecaj dhe shefi i tij të ishin parimor, në vend të planit hapësinor të Pejës, do të duhej ta përmendin vendimin e Asamblesë Komunale të Pejës, me të cilin kundërshtohet versioni aktual i demarkacionit, e jo të kapen për fije të paqëndrueshme, thuhet  ndër të tjera në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …