Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se subjekti politik që ai i takon nuk do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosja është organizatë autonome politike, dhe është krejt normale që kjo lëvizje të thërras protesta, kur ajo e vlerëson se është e nevojshme. Ajo që mund të them unë është se ne nuk do te jemi pjesë e kësaj proteste. Por në asnjë moment nuk t’i pengojmë të tjerët që të behën pjesë e tyre, ka thënë anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj. Nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se subjekti politik që i takon ende nuk ka marr qëndrim për protestën e 1 shtatorit. Për protestën e thirrur nga Vetëvendosja i mbetet kryesisë së Nismës të marr vendim. Pastaj do të bisedojmë edhe me partnerin e koalicionit – AAK-në. Dhe, pastaj do ta informojmë publikun për vendimin që do ta marrim, deklaroi anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …