AAK ka themeluar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare,, duke zgjedhur Muharrem Nitajn, shef shtabi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se në mbledhjen e rregullt të kryesisë së saj, ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Muharrem Nitaj është zgjedhur me votë unanime si Shef i Shtabit. Në një komunikatë për media, AAK bën të ditur se kryesia ka diskutuar planin e aktiviteteve të partisë në terren, duke përfshirë orientimet kryesore programore për fazën vijuese. Gjithashtu, një pikë e veçantë ishte informimi për situatën politike dhe të sigurisë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …