Murat Meha

AAK: Në debat të jetë i pranishëm edhe Murat Meha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë që në debatin e 3 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi, të jetë i ftuar edhe kryetari aktual i Komisionit Shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare, Murat Meha. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka bërë të ditur se përfaqësuesit e subjektit të tij nuk e kundërshtojnë mundësinë që në këtë debat të jetë i ftuar edhe Murat Meha. Duhet të përkujtohet këtu se muaj më parë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte pasur përplasje të mëdha me Murat Mehën, të cilin madje e kishte fyer me terma ofendues. Përndryshe, debati i datës 3 gusht që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, është ftuar nga kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …