AAK

AAK: Në Ditën e pavarësisë na mungon prania e kryetarit Ramush Haradinaj

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikata për media thekson se në 9 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, po mungojnë dëshmorët, martirët të cilët vdiqën për t’u arritur kjo ditë e shënuar. Përfaqësuesit e AAK-së theksuan se sot mungojnë edhe luftëtarët që dhanë shumë në luftë, sakrifikuan e po sakrifikojnë edhe sot po për këtë ditë. “Sot mungon prania  juaj kryetar Haradinaj. ‘Institucionalistët’ e shtetit tënd, nuk e ngrenë zërin, e nuk shpenzojnë asnjë mililitër ngjyrë të stilolapsit për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtarë për padrejtësinë që po të bëhet e për të kërkuar që ju t’i ktheheni vendit tënd pa asnjë kusht, as në përvjetorin e pavarësisë të cilën ju vet, bashkë me miq e mundësuat të arrihet”, thuhet në komunikatë.

 Sipas Grupit parlamentar të AAK-së sot këta ‘institucionalistët e veshur në kollare e të buzëqeshur me falsitet, tentojnë ndoshta edhe të mohojnë kontributin tuaj e të shokëve. “Por populli e di të vërtetën e dinë se kush jeni ju, prandaj ata do të festojnë e do të urojnë me juve. Urime 9 – vjetori i pavarësisë!”, shkruhet në fund të deklaratës.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …