AAK

AAK: Nuk do të amnistojmë Qeverinë aktuale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hedhur poshtë zërat se ky subjekt planifikon që të bëhet pjesë e Qeverisë. Në reagimin drejtuar medieve, AAK thekson se ajo mund të bëhet pjesë e një qeverisje, vetëm pas zgjedhjeve. “AAK nuk e ka në plan të hyjë në këtë qeveri. AAK, mund të behët pjesë e një qeverie, vetëm pas zgjedhjeve.  As njerëzit e AAK-së, e as Ramush Haradinaj,  nuk kan pasur biseda me Kadri Veselin, as me eksponentë të LDK-së, as me ndërkombëtarë, për t’u bërë pjesë e Qeverisë”, thuhet në kumtesë. Në vazhdim, AAK i ka cilësuar si gënjeshtër të madhe të gjitha informatat për takime me njerëz të Qeverisë. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me asnjë çmim nuk do të bëjë veprime, që do ta rehabilitonin dhe do ta amnistonin qeverinë aktuale, nga ajo që ne e konsiderojmë agresion në sistemin kushtetues dhe territorit të vendit. Krejt çka kërkojmë nga kjo Qeveri, është që ajo të japë llogari për veprimet antikushtetuese, të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja!, përfundon reagimi i AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …