AAK-së në Ferizaj iu bashkuan 100 anëtarë të rinj

AAK-së në Ferizaj iu bashkuan 100 anëtarë të rinj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se gjatë të dieles mbi 100 anëtarë të rinj iu bashkuan kësaj partie dega në Ferizaj. “Pensionist, punëtorë, arsimtar, student, të rinj dhe të reja i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet nga Ferizaji, Xhavit Zariqi”, thuhet në njoftimin e AAK-së. Nënkryetari i Komunës së Ferizajit, njëherazi kandidat për deputetë, Xhavit Zariqi, pasi ua shpërndau librezat e anëtarësisë, iu uroj mirëseardhje në shtëpinë e Aleancës dhe i falenderoj për mbështetjen, përkrahjen dhe besimin e tyre, që po e tregojnë për të nominuarin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …