ABDIXHIKU PRET NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E JICA-S

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim përfaqësuesin kryesor për Kosovë të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Takeichi Jiro. Në takim informues, Abdixhiku dhe Jiro, diskutuan për projektet e përbashkëta, me theks të veçantë, projektin për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës dhe unifikimin e hartave topografike digjitale. Ministri shprehu gatishmërinë për të shtyrë përpara realizimin e të gjitha projekteve që janë në proces në të dyja dikasteret që ai drejton dhe falënderoi JICA-n për ndihmën e vazhdueshme në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …