Deputeti dhe sekretari organizativ i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka njoftuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do ta pezullojë aktivitetin e saj këtë javë në Kuvendin e Kosovës. Ky vendim që nuk lidhet me punën e drejtësisë por për nevojën e një solidariteti, është marrë pas zhvillimeve të fundit me arrestimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i zgjedhur nga Kuvendi; Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, ish kryetar i këtij Kuvendi; Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, z. Jakup Krasniqi, ish kryetar i këtij Kuvendi; si dhe Rexhep Selimi, Shef i Grupit më të madh opozitar aktualisht, brenda këtij Kuvendi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
