Tahiri: Si deputetë na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbush pritjet legjitime për shtet të së drejtës

Abelard Tahiri kërkon nga të gjitha subjektet politike që t’i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit

Ministri në detyrë i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga të gjitha subjektet politike që t’i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit, përmes listave të pastra dhe me njerëz kompetent e me integritet të lartë. “Meqenëse afati për kandidimin e personave për deputet brenda subjekteve politike është në përmbyllje e sipër, si ministër i Drejtësisë ftoj të gjitha subjektet politike që t’i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit, përmes listave të pastra dhe me njerëz kompetent e me integritet të lartë. Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit, përveç rrafshit praktik që është në përgjegjësinë e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, duhet të marrë dimension të plotë edhe në rrafshin e vullnetit politik për të ndëshkuar ata që kanë rënë ndesh me ligjin dhe që privojnë sundimin efikas të tij” është thënë ndër të tjera në deklaratën e Tahirit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …