Abelard Tahiri

Abelard Tahiri konsideron se Kosova me qeverisjen e Vetëvendosjes është në gjendje të mjerueshme

Kryesuesi  i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, konsideron se Kosova me qeverisjen e Vetëvendosjes është në gjendje të mjerueshme.  Duke folur lidhur me qëndrimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca kundër BE-së për çështjen e Asociacionit, Tahiri ka thënë se janë vetëm deklarata elektorale, sepse sipas tij nuk shihet interesi i qytetarëve. Këta nuk janë seriozë. Kjo është situatë e mjerueshme. Veç një fat e kemi, se jemi në prag të zgjedhjeve. Këto janë qëndrime tash në prag të zgjedhjeve, elektorale të tyre. Dhe nuk i sjellin asnjë benefit as Lëvizjes Vetëvendosje por as Qeverisë së Kosovës, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …