Tahiri kërkon nga institucionet e drejtësisë që të sqarojnë të gjitha rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova

Abelard Tahiri: Kryetares, Vjosa Osmani do t’i shpallim betejë kushtetuese për shkak të mos-dekretimit të kryeprokurorit Blerim Isufaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi se kryetares, Vjosa Osmani do t’i shpallet betejë kushtetuese për shkak të mosdekretimit të kryeprokurorit Blerim Isufaj. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai foli edhe për vizitën e pesëshes diplomatike të shtunën e fundit, për çka tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti do të duhej të tregonte hapur qëndrimin e tij për kërkesat që ka marrë. Abelard Tahiri përsëriti edhe njëherë kërkesat e opozitës drejtuar Kurtit, e që janë “bashkëpunim më i ngushtë me ndërkombëtarët, në veçanti me Amerikën. Kurti na e ka pasur borxh të na e tregojë qëndrimin e tij për kërkesat e pesëshes”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …