Abelard Tahiri: Në mungesë të kuorumit, pushteti e mbylli seancën për ta pamundësuar diskutimin për aferën "zdravo"

Abelard Tahiri: Në mungesë të kuorumit, pushteti e mbylli seancën e Kuvendit për ta pamundësuar diskutimin për aferën “zdravo”

Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të angazhohet fuqishëm që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas dështimit të seancës së Kuvendit, e cila u mbyll në mungesë të kuorumit, tha se pushteti e mbylli seancën për ta pamundësuar diskutimin për atë që ai e ka quajtur “afera zdravo”. “Në atë mbledhje të kryesisë neve na u pamundësua përmes vendimmarrje që ky debat të ndodhte sot ashtu siç kërkuam dhe të kërkonim qartësi edhe nga kryeministri Kurti edhe nga shefja e grupit parlamentar për implikimit dhe involvimin e Radojqiqit në vendimmarrjen në parlamentin e Kosovës dhe Qeverisë. Pra, e njëjta logjikë edhe sot në mënyrën më të turpshme të mundshme ky koalicioni, koalicioni ‘Zdravo’ e mbylli këtë seancë për të cilën ishim ftuar që të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror dhe e mbyllën këtë seancë vetëm për vetëm për të na pamundësuar që të diskutojmë rreth çështjes së aferës ‘Zdravo”, tha ai. Tahiri theksoi se po angazhohen çdo ditë që vendin ta dërgojnë në zgjedhje. Sipas tij vazhdimi i kësaj qeverie do të thotë vjedhje më e madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …