Shemsedin Dreshaj: Qeveria Kurti ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar

Shemsedin Dreshaj: Qeveria Kurti ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media ka kritikuar ashpër qeverinë që sipas tij, ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ai përmendi dështimet në diplomaci dhe prishjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara, përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023” dhe sanksionet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika. Tutje, Dreshaj përmendi dështimet në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore, humbje e shpresës për të nesërmen, ikja e të rinjve dhe profesionistëve të profileve të ndryshme, diskriminim të veteranëve etj. Në fund, ai theksoi se me votimin e djeshëm qeveria doli kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensioninstet kontributdhënës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …