Abelard Tahiri: Pushteti aktual po shndërrohet në regjim arbitrar, duke devalvuar institucionet publike

Abelard Tahiri: Ne nuk mund të lejojmë që ministrja e Punëve të Jashtme të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë para mediave pas tensioneve në seanca të  Kuvendit ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shkarkojë krye-diplomaten Donika Gërvallen. “Ishim dëshmitarë të një angazhimi te Ministres që vazhdoi ta fyente luftën e UÇK-së, i fyer viktimat që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, i ka fyer të gjitha gratë e dhunuara, pra ajo sot e ka fyer sakrificën më të madhe të kombit shqiptar”, tha Tahiri. “Ne nuk mund të lejojmë që ministrja e Punëve të Jashtme të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Ishte i njëjti me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, kërkojmë nga z.Kurti që sa më parë ta shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme, ta shkarkojë këtë njeri që në mënyrë të vazhdueshme denigron pjesën më të ngritur tonë kombëtare”, tha ai. “Ju e patë poashtu edhe sjelljen e mazhorancës, ne kemi në vazhdimësi një sjellje të pahijshme. Si nga zonja Bogujevci, në vazhdimësi ka tendencë për të ndalë fjalën deputetëve të opozitës. Prandaj, në një mënyrë e tillë e sjelljes nga nënkryetarja e Kuvendit është e papranueshme.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …