Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Qytetarët e tanë nuk mund të lëvizin pa viza e të qëndrojnë me javë në hotele luksoze sikur kryeministri Kurti

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin për qëndrimin dyjavor jashtë Kosovës, kur në vend ndodhën shumë ngjarje. Në fjalën e tij në Kuvend, ai e uroi mirëseardhje kryeministrit Kurti pas 14 ditësh qëndrim jashtë Kosovës. Tahiri përmend faktin që shtetasit tanë nuk mund të lëvizin lirshëm. “Qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza, e nuk kanë mundësi të qëndrojë në hotele luksoze në të cilat qëndron kryeministri jonë. Në ditën ku e ka marrë lajmin për qytetarët e Deçanit, ai do të ishte dashur që të kthehet, pra vendi ku ishte kryeministri jonë ishte nja 6-7 orë larg me veturë”, shtoi ai. Pasi ia përmendi qëndrimin në Greqi, Tahiri tha se Festivali i Kanës është për artistë e jo për politikanë. Vizita e tillë, sipas deputetit të PDK-së nuk i takon kryeministrit të një republike që ka probleme ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …