Brickos

Adem Lushaj

Adem Lushaj: Femrat e Deçanit nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për marrje të përgjegjësive

Nëpër gjitha periudhat e historisë sonë kombëtare, femrat çdoherë ishin përkrahë gjinisë së kundërt, përkrah burrave dhe vëllezërve të tyre, qoftë me penë, shpatë apo pushkë. Nënat shqiptare ishin dhe mbesin krenaria e kombit, të cilat pos që lindën dhe rritën bijë dhe bija me të cilët krenohet historia jonë, ato ishin pjesë aktive e gjitha zhvillimeve për liri dhe pavarësi. Një kontribut të tillë kanë dhënë dhe po japin, edhe nënat dhe motrat deçanase. Edhe në luftën e fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës, (1998-99), nuk ishin të pakta ato femra deçanase që kishin rrok armët dhe mësy fronte e luftës, duke mos pasur trembje nga plumbi i armikut. Kontributi i tyre nuk ishte vetëm në rrokje të armëve për ta mbrojtur vendin e vet, por ishin ato që me duart e tyre, kishin ushqyer dhe kujdesur për dhjetëra mijëra ushtar, anekënd Kosovës. Përkundër gjitha angazhimeve dhe vlerave të tyre, gjinia femërore në Deçan, nuk vlerësohet në nivelin e merituar, qoftë me dhënie të përgjegjësive në procese vendimmarrëse apo ekzekutive, po ashtu edhe në shënimin e ngjarjeve të ndryshme historike kombëtare, ku meritat e tyre anashkalohen apo vlerësohen në nivelin jo të duhur.

Një nga anashkalimet e kësaj gjinie është edhe çështja e marrjes së statusit të veteranit të luftës apo pjesëmarrjes në luftën për çlirim dhe pavarësim të Kosovës, ku një numër i vogël i tyre është në listën e e marrjes së këtij statusi.

Po ashtu, anashkalimi i tyre bëhet edhe në emërimet që bëhen në pozita të rëndësishme vendimmarrëse dhe menaxhuese, ku mund të numërohen me gishtërinj numri i tyre në pozita të rëndësishme qeveritare. Përfaqësimi i gjinisë femërore në institucionin komunal të vendimmarrjes, është sipas kuotës gjinore të garantuar me Ligj. Ndërsa, përfaqësimi i tyre  në organet tjera, është për keqardhje kur dihet se kjo komunë ka veç një femër në pozitën e drejtoreshës së një Drejtorie Komunale. Po ashtu, edhe në pozitat e rëndësishme vendimmarrëse numri i përfaqësimit është i vogël, duke pas parasysh se në Komitetin më të rëndësishëm komunal, atë për Politikë dhe Financa, është vetëm një nga shtatë që ka ky komitet. Ngjashëm është edhe në emërimet në pozita tjera menaxhuese të institucioneve publike komunale.

Gjinia femërore në komunën e Deçanit, çdo herë ka kërkuar marrje të përgjegjësive dhe trajtim të barabartë, e jo privilegje apo plotësim të kuotave të kushtëzuara ligjore. “Nuk duam lëmoshën e as kuotën e përqindjes, por barazi të plotë dhe marrje të përgjegjësive në raport me përbërjen e popullatës, qofshin ato legjislative apo ekzekutive”, ishin deklaruar në takime të ndryshme, qofshin të karakterit komunal apo edhe më të gjerë.

Pra, kontributi gjinisë femërore në Deçan, është aq i madh, sa që nuk kanë nevojë të presin lëmosh apo plotësim kuote ligjore, por me angazhimin e tyre, duhet të kërkojnë e ti marrin meritat dhe pozicionet e duhura në shoqëri.

Adem Lushaj: Policë dhe nxënës së bashku në rrugë

Nxënësit e Shkollës Fillore “Rexhep Kadrijaj në Rastavicë të Deçanit, të shoqëruar edhe nga drejtori i shkollës dhe mësimdhënësi i lëndës mësimore, ishin pjesë e ligjëratave të mbajtura nga zyrtarët policor të Stacionit të Deçanit, rreth sjelljeve policore në trafik dhe të vozitësve, sikurse edhe njohja me masat preventive për sigurinë qytetare. Këto ligjërata praktike në magjistralen Gjakovë-Deçan, të zyrtarëve policor me nxënësit e klasës 7 (shtatë), ishin në kuadër të Lëndës mësimore “Edukata qytetare”, që kësaj radhe ishte zgjedhur komunikacioni, me shpresën që ligjërata të tilla do mbahen edhe në fushat tjera të sigurisë dhe edukatës. Nxënësit pjesëmarrës të kësaj ore mësimore, vlerësojnë këtë orë praktike, duke thënë se ishte risi kjo mënyrë e mbajtjes së orës mësimore, duke kaluar nga teoria në praktikë, e aq më shumë kur ka të bëj me sigurinë në rrugë, pasi dihet se shumë qytetarë kanë humbur jetën, nga mos kujdesi i vozitësve dhe qytetarëve.

Zyrtarët policor, Granit Shehu,  Haxhi Osaj dhe Selim Berisha, për së afërmi i kanë njoftuar nxënësit për qëndrimet policore ndaj qytetarëve gjatë kryerjes së detyrave policore në trafik, por edhe për reagimet e tyre ligjore, sipas rasteve të paraqitura. “Kërkesën për asistim në orë të tilla mësimore, e vlerësojmë si një mënyrë e bashkëpunimit të shkollave me policinë e Kosovës”, është shprehur zyrtari i policisë Granit Sheu, duke thënë se “policia e Kosovës është çdoherë në shërbim të qytetarëve, në çfarëdo forme qoftë”. Ndërkaq, nxënësi Zekë Kukalaj, duke fol edhe në emër të kolegëve të saj, pasi ka falënderuar zyrtarët policor të Deçanit për njohuritë e dhëna, është shprehur i kënaqur me mbajtjen e orës praktike, që ishte për qëllim të vëzhgimit të sjelljes policore gjatë kryerjes së detyrave në zbatim të ligjit të komunikacionit, por edhe të sjelljes qytetare në rastet e ndalimeve nga policët e trafikut. “Kishim rastin e mirë që të njihemi për masat që merren në parandalim të aksidenteve që po ndodhin vazhdimisht, por edhe të krijimit të afërsive të ngrohta të nxënësve me policinë e Kosovës”, ka deklaruar nxënësi Kukalaj, duke shpresuar se ligjërata të tilla do mbahen edhe në fusha tjera të sigurisë qytetare.

  1. 3. 2017

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …