Banorët e fshatit Hade sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Gratë dhe vajzat e Hades për 8 mars protestuan kundër varfërisë së skajshme dhe izolimit 13 vjeçar

Gratë dhe vajzat e fshatit Hade kanë protestuar  para përfaqësisë së Bankës Botërore në Kosovë ndaj dështimit të Institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore për 13 vite me radhë, për të realizuar një zhvendosje me dinjitet dhe me të gjitha standardet e hartuara prej vetë Bankës Botërore dhe të miratuara prej Qeverisë së Kosovës.

  1. Mjaft me qymyr!
  2. Mjaft me 13 vite izolim dhe varfëri të skajshme!
  3. Kërkojmë dislokim të menjëhershëm! ishin këto disa nga kërkesat e protestueseve.

Ka më shumë se 10 vite që jemi të izoluar në fshat,nuk na bëhet asnjë zgjidhje as për vendbanim të ri, as nuk na lejohet me ndërtu në tokat tona e ne jetojmë,-mbijetojmë pa ujë, pa punë, pa tokë, në varfëri”, ka thënë Vlora, banore e Hades.

Ndërkaq Enduena duke përshkruar kushtet e vështira në të cilat zhvillohet mësimi  në fshatin e saj ka thënë -” Unë jam në klasën e katërt e në klasën time ka edhe nxënës të klasës së parë për të cilët zhvillohet mësimi në të njëjtën kohë”.

 Drejtoresha e FIQ-it, Dajana Berisha ka thënë se Fshati i Hades është lënë në mjerim të plotë pasi që nuk u lejohet as me ndërtu e as me mendu me u zhvendosë prej pjesës së mbetur të Hades.

“Sot për 8 Mars këto gra kanë zgjedhë të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të familjeve të tyre. Kërkojnë dislokim të menjëhershëm, punësim, shërbime shëndetësore dhe arsimore për fëmijët e tyre”, ka thënë Berisha për të shtuar se  FIQ në bashkëpunim me banorët e fshatit ka depozituar një kallëzim kundër Bankës Botërore tek Paneli i Inspektimit (që është agjenci e pavarur e BB që heton dëmet në popullsinë vendore prej projekteve të BB). Në rastin e zhvendosjes së banorëve të Hades, ky panel ka dalë me një raport në favor të banorëve. Andaj Qeveria duhet të marrë masa për të zgjidhë situatën alarmante të banorëve.

 Përderisa ishte premtuar se Termocentrali i ri, qe nënkuptonte zgjerimin e mihjeve dhe dislokimin e banoreve përreth zonës së interesit,  do te sillte zhvillimin e kërkuar, për qytetaret e Hajdes ky i fundit-ende projekt ne letër-  solli vetëm varfërim dhe izolim ne fshatin te cilit përditë i kanosen mihjet. Llogariten rreth 7 mijë banorë që afektohen ekonomikisht prej procesit të zhvendosjes. Evidenca e fundit ka qenë edhe aksioni i para dy ditëve ku Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësues të Komunës së Obiliqit, të shoqëruar nga Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në mënyrë selektive kanë bërë shembjen e themeleve të shtëpive në Hade të Vjetër. Përderisa është bërë shembja e themeleve të shtëpive të banorëve, që mihjet po ju kanosen çdo ditë e më tepër, në mënyrë selektive është shmangur  shembja e themeleve të pronave të individëve që janë të afërt me pushtetin dhe që në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar shtëpia me qëllim kompensimin e mëvonshëm financiar. Kësisoj banorët e Hades nuk kanë të drejtë të ndërtojnë në tokat e tyre, nuk iu ofrohet zgjidhje në fshatin e ri Shkabaj, nuk kanë infrastrukturë bazike, përballen me mungesë rryme, uji,si dhe thithin çdo ditë ajrin e ndotur duke udhëhequr kësisoj kategorinë e varfërisë së skajshme.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …