Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Adem Muriqi: Deri në vitin 2008 aksin rrugor që shpie deri te Kulla e Zhlebit, e kishte mirëmbajtur Kosova

Adem Muriqi nga Koshutani i Rugovës, ish-pjesëtar policor i Malit të Zi, i cili për më shumë se 7 vjet kontrolloi pikën kufitare te Kulla e Zhlebit mes Kosovës dhe Malit të Zi. është dëshmitar se kufiri me këtyre shteteve ishte te Kulla, pasi që nga viti 1974 deri më 1981 ka patrulluar si pjesëtar i shtetit malazez në këtë zonë kufitare. Ai kundërshton fuqishëm shënjimin e ri të kufirit, ngase, sipas tij, me demarkacionin e tanishëm me Malin Zi, Kosova humbet mijëra hektarë tokë. Pika kufitare do të zhvendoset shumë shpejt për disa kilometra më poshtë. Adem Muriqi shton se deri në vitin 2008 këtë aks rrugor që shpie deri te Kulla e Zhlebit, e kishte mirëmbajtur Kosova, por që nga viti 2008 e mirëmban Mali i Zi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …