Agim Aliu: E ndryshmja na përbashkon e pasuron si shoqëri

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara kryetari i komunës së Ferizajt ka shkruar: E ndryshmja na përbashkon e pasuron si shoqëri! Me këtë qasje, çdo vendim e nismë e jona, thelb ka barazinë e dinjitetin. Në 3 dhjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara me bindjen që asnjëherë nuk vet mjaftohemi se kemi përmbushur çdo nevojë, por duhet bërë gjithnjë e më shumë, së fundmi bashkë me organizatat komunitare të këtij segmenti shoqëror: Miratuam Planin Lokal për Shërbimet Sociale, dokument kryesor në fushën e aftësisë së kufizuar. Krijuam Komitetin për shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuara, duke instaluar mekanizmin institucional në hartimin e politikave dhe përfaqësimin e interesave të komunitetit Punësuam asistentë shkollor për fëmijët me aftësi të kufizuara. E pak javë më parë, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit që në koordinim me mërgatën të ndërtohet objekti kushtuar organizatave komunitare të aftësisë së kufizuar. Urime 3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara! – ka shkruar ndër të tjera kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …