Kryetari Agim Aliu vizitoi zonat e përmbytura në Dardani dhe Zllatar

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e drejtorisë së shërbimeve publike dhe emergjencë, Alberton Sahiti, drejtorin e Bujqësisë, Burim Bajrami, drejtorin e Infrastrukturës, Meriton Hajdini si dhe me kryetarët e këtyre fshatrave vizituan sot zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut në fshatrat Zllatar dhe Dardani.

Dëmet janë evidente dhe ato shtrihen që nga infrastruktura publike, dëmet në ekonomi familjare e kultura bujqësore, dëme këto për të cilat Komuna do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe sipas mundësive të saj për të mbështetur këto familje dhe biznese.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …