Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: Gjykata Speciale po prodhon më shumë dyshime sesa qartësi

Opinionisti Bedri Halimi ka vlerësuar se procesi gjyqësor në gjykatën speciale në Hagë po shoqërohet me zvarritje të gjata, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e dyshimeve dhe uljen e besimit të publikut ndaj këtij institucioni. Në një opinion të publikuar, Halimi shkruan se Gjykata Speciale u prezantua si një institucion që do të garantonte standarde të larta të drejtësisë ndërkombëtare, por se me kalimin e viteve procesi ka prodhuar më shumë paqartësi sesa qartësi. Sipas tij, shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimeve, edhe pse janë arsyetuar me kompleksitetin e lëndëve dhe vëllimin e provave, në perceptimin publik janë shndërruar në simbol të zvarritjes së procesit. Halimi vlerëson se mungesa e transparencës së plotë, për shkak të materialeve konfidenciale dhe dëshmitarëve të mbrojtur, ka krijuar një hendek mes procesit gjyqësor dhe opinionit publik, duke shtuar dyshimet për mënyrën se si po zhvillohet gjykimi. Ai thekson se, për shkak të kohëzgjatjes së procedurave, vetë Gjykata Speciale është bërë objekt gjykimi në opinion, jo vetëm për vendimet e saj, por edhe për mënyrën se si ka administruar procesin. Drejtësia nuk matet vetëm me aktgjykimin përfundimtar, por edhe me besimin që arrin të krijojë te publiku gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …