Në Rahovec me 10 korrik mbahet Konsultim Publik

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit. Nr. 1005 i datës, 29.3.2017 si dhe nenit 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Zyra për Informim në bashkëpunim me Drejtorinë për Emergjenca, bën këtë:

NJOFTIM PUBLIK

LIDHUR ME ORGANIZIMIN E KONSULTIMIT PUBLIK PËR PLANIN OPERATIV EMERGJENT (LOKAL) PËR KOMUNËN E RAHOVECIT

Konsultimi publik do të mbahet me 10.07.2026, e premte, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, me fillim në orën 10:00.

Plani Operativ Emergjent (Lokal) për Komunën e Rahovecit do të jetë në konsultim publik nga data: 03.07.2026 deri më datë: 19.07.2026

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datë 19P.7.2026 në ora 16:00, në emailet e zyrtarëve: [email protected] dhe [email protected].

Planin Operativ Emergjent (Lokal) për Komunën e Rahovecit mund ta gjeni në këtë link në faqen zyrtare, në rubrikën dokumente në konsultim publike.

Kontrolloni gjithashtu

KOMUNAT PROTESTOJNË MË 1 SHTATOR 2026

Sot, në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u vendos …