leoni

Agim Musliu: Është bërë dëm në rastin e vrasjes në Gllogjan kur është përfolur për lidhje të mundshme me terrorizëm

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, thotë se vendi i ngjarjes pas krimit do të duhej izolur shumë shpejt për të mos u prishur provat. Ai në një debat televiziv  thotë se është bërë dëm në rastin e vrasjes në Gllogjan kur është përfolur për lidhje të mundshme me terrorizëm. “Të gjitha institucionet e sigurisë janë deklaruar se në këtë rast nuk ka motive terrorizmi. Kushdo që ka folur për terrorizëm ka gabuar dhe është ngutur. Dëmi tashmë është bërë dhe e ka marrë dhenë. Dihet si qëndron definicioni i rasteve që mund të lidhen me terrorizmin”, deklaroi Musliu. “Mediat serbe e kanë përdorur rastin për të paraqitur Kosovën si vend të pasigurt. Asnjë krim nuk është i përkryer dhe gjithmonë ka gjurmë që lihen në vendin e ngjarjes.  Nëse policia nuk del me kohë ne vendin e ngjarjes mund të prishen disa gjurmë me rëndësi”, tha, Agim  Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …