Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria duhet të përparojnë në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj,  ka folur për takimin e fundit në mes të përfaqësuesve shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshjet e nënshkruara në mes dy vendeve. Haradinaj gjatë një interviste për “Vizion Plus”, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të avancojnë në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se dy vendet tona duhet të kenë qëllime për të ardhmen. Nënshkrimi i marrëveshjeve është shumë i mirë por i rëndësishëm është zbatimi i tyre,  koha e zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Haradinaj ka shtuar se është shumë e rëndësishme për shqiptarët që të kemi dhe të dakordohemi për disa qëllime që janë më me rëndësi për të ardhmen. “Disa prej këtyre qëllime janë nga fusha ekonomike, disa të sigurisë dhe disa të karakterit kombëtar qëllime këto që duhet ti kemi të qarta tani. Marrëveshjet po nënshkruhen nga qeveritë dmth udhëheqësit e dy qeverive mirëpo më pastaj po ngecin në sistemet e dy vendeve tona, dhe kjo është ndoshta arsyeja që po vonojmë në realizimin e përgjegjësive të marra. Pra, duhet të bëhet përpjekje për sigurimin e implementimit të tyre në kohë”, ka thënë Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …