Qeveria e Kosovës me maturi e frikë po i hulumton mundësitë për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë

Qeveria Kurti ka bërë të ditur se po i hulumton  mundësitë për vendosjen e masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë po ekspertët janë kundër, ata kërkojnë dialog. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës janë shprehur, se janë duke bërë përgatitjet dhe koordinimin e nevojshëm ndërinstitucional që të mundësojnë një zbatim të plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë. Ky hap bëhet nevojshëm, sipas tyre, pasi Serbia nuk njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë pengon edhe eksportin e Kosovës. Në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, (NDI), ku u debatua për “barrierat tregtare ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë, ministrja e Industrisë në qeverinë e Kosovës, ministrja, Rozeta Hajdari, tha se Serbia nuk e njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë ajo po i pengon eksportet. “Serbia nuk njeh asnjë certifikatë nga Kosova dhe nuk kërkon asnjë certifikatë, sepse nuk dëshiron ta njohë shtetësinë e Kosovës”. Vendosa e masave të plota të reciprocitetet ishte kauza e Albin Kurtit në fushatën zgjedhore, por tani, pasi ka rifillura dialogu dhe takimet e tij me Vuçiqin, ka ndërruar edhe qëndrimi i Qeverisë, të cilën ai e udhëheq.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …