Agim Veliu: Vjosa Osmani ka punuar që një kohë të gjatë kundër LDK-së, por nuk mund ta ndajë partinë

Agim Veliu: Vjosa Osmani ka punuar që një kohë të gjatë kundër LDK-së, por ajo nuk mund ta ndajë partinë

Teksa kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani konfirmoi mbrëmë se po e shqyrton mundësinë e krijimit të një partie të re, asaj po vazhdojnë t’i vijnë reagime nga LDK. Është nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu ai që sot i ka dërguar një porosi Osmanit, pas një takimi që kishte me nënkryetarin tjetër të partisë, Lutfi Haziri në Gjilan. Ai kur është pyetur në lidhje me deklarimet e Vjosa Osmanit se do ta lë LDK-në, ka thënë se këtë parti nuk mund ta ndajë askush. Madje sipas Veliut, Vjosa Osmani aq më pak mund ta përçajë LDK-në, pasi që siç tha ai, Osmani ka punuar që një kohë të gjatë kundër këtij subjekti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …