Brickos

Agim Vuniqi: “Demokratët” e kuq

Si gjithherë zgjedhjet janë të ethshëme për kandiatët, ende pa u inaguruar shumica e shohin veten “VIP” persona, nuk kanë edhe faj, ngase ky tetëvjetësh-pak më shumë, lansoi milionerët e parë të Kosovës, me më shumë zero. Liria aq shumë e pritshme u mbështjellë me mëndafshin korruptiv, dhe abuzimet e shumta në pushtet. Sigurisht që po të funksiononte drejtësia shumë nga bartësitë e vendeve udhëheqëse, por edhe zbatuesit e ligjit do t’a kishin vendin në strehimoren e kriminelëve-në burgje. Shumica e tyre janë abuzuesit, shkelësit dhe uzurpatorët e të ardhmes së Kosovës, ata janë fajtorët kryesor të shtyrjes së zgjidhjes së statusit final të Kosovës, sigurisht që në të ardhmen do të publikohen raporte që do të pasqyrojnë aktet e tyre kriminologjene, që u sollën atyre përfitime enorme, por dëmtuan të ardhmen e qytetarëve, duke zhagitur zgjidhjen statusore, edhe për shkak të veprimeve të paligjshme. 
Aq bukur u përshtat regjimi despotik i UNMIK-ut dhe ai i vendorëve (nga votat e kornizuara), duke lënë eksiq epshet e përbashkëta, por edhe duke lidhur miqësi të përhershme me dhëndurët e Kosovës. Idila e hajnave vendor dhe e atyre ndërkombëtarë fillojë që në fillim, pak nga pak duke përfshirë stafin ndërkombëtarë dhe atë vendor, dolën në syprinë shumë skandale dhe afera korruptive, në AKM, PTK, KEK dhe gati-pa gati, në të gjitha ministritë e pasluftës. 
Kjo situatë u konvenonte “monarkëve” të UNMIK-ut, ngase ata kishin ardhur në Kosovë për të fituar, që është plotësisht normale, por ata të rrethuar nga zullumqarët vendor u aklimatizuan në rrafshin kosovar saqë i kordinuan aktivitetet bëmirëse me stafin vendor. Ende është e freskët flaka në termocentralet e KEK-ut, nga sikur thuhej fatkeqësia natyrore dhe djegia e provave. 
Fshehja e fakteve se çka vërtetë ndodhi në KEK, nuk u dha asnjë shpjegim i paanshëm i ekspertëve, si gjithëherë duke njohur mentalitetin e shqiptarëve harresën-kujtesën historike. Të “fuqishmit” popullor që mezi jetonin ( njejtë si shumica tjetër shqiptare) u lansuan si “yje të biznesit patriotik”, atyre as që u interesonte pavarësia popullore, ngase atë materiale e shijonin gjithnjë e më shumë, ata krijuan regjimin e “faraonëve” pronarë të Kosovës, ku pjesa shumicë e Kosovës punonin për ta, duke ua dhuruar “haraqin” vjetor, të cilin e hargjonin denjësisht. 
Deri sa shumica ëndërronte pavarësinë, pakica kishte filluar t’i vilte frytet, duke qepur xhepat e leckosur dhe duke i zgjëruar në mënyrë marramendëse, nga xhepat e “liliputanëve” në ata “guliverianë”, në thasë me euro. 
Procesi i zgjedhjeve qe do të na sjellë perfaqësimin në tërsinë e tij, qysh nga propoganda deri ne votim ishte një mashtrim (dyshoj edhe tash, sepse edhe këto zgjidhje mbahen nën patronatin e zbatuesve të rezolutës 1244), dhe logjikisht zgjedhjet mund të konsiderohen si zgjidhje për të shtyrë zgjidhjen e statusit, por edhe për të shpëtuar Grupin e Unitetit nga “linçimi” popullor, pas aq shumë dështimeve. 

Ky proces deri më tash ishte i manipuluar, ishte i blerë, i vjedhur nga shërbimet e huaja(?), grupet e mafias politike apo interesat personale, që të bënë të dyshosh se politikanet dhe qeveritarët tanë nuk janë vendosur të përfaqësojnë interesat e popullit, por të atyre qe nëpërmjet manipulimeve dhe pagesave i sollën në pushtet. Shqiptarët e përjetuan monizmin, diktaturën, komunizmin. 
E vërteta është se ajo kishte një fytyrë, ashtu çfarë ishte, shpeshherë përvluese, e deklaronte atë qe kishte dhe të përvlonte nëse kaloheshin caqet. Erdhi “demokracia”. Dhe si të kuptohet kjo formë e demokracisë që nuk ka burimin nga populli, dhe nuk buron nga sovrani-popull. Ne fakt si në aspektin teorik edhe në atë praktikë zgjedhjet shërbejnë për t’u vetmashtruar. 
Nuk ka demokraci sepse nuk ka pjesmarrje të drejtëpërdrejtë vendimarrse të popullit, ka vetëm përfaqësim. Ç’ është edhe më keq edhe përfaqësimi në realitet është një mashtrim. Nuk mund të gjesh asnjë shqiptar, ose fare pak, që do të thotë se politikanët dhe qeveritarët përfaqësojnë interesat e popullit. Nga njëra anë nuk lëmë gjë pa i thënë social-komunizmit, pronës shoqërore, nga ana tjetër nuk ofrohet ajo e cila i mungonte, prona legale private. Pra sistemet vijnë në përballje tek prona dhe pronari. Thjesht është ndërruar retorika dhe forma, nga pushtetarët komunistë pa pronësi u krijuan “demokratët” e kuq, shumë të pasur. 
Sistemet pra thehen tek prona dhe pronari, mendoj që është i saktë ky definim, apo jo? Demokracia në të vërtetë nuk ekziston në Kosovë, ngaqë nuk funksionon pushteti i së drejtës, i bazuar në ligj. Politikanët kanë ndërruar gëzofin, janë shndërruar dhe thirren në emër të demokracisë dhe proklamohen si demokratë, në fakt janë një bisht i padukur i sistemit të kaluar, kolonialist, që i shërbejnë interesave klanore, vetëm dhuna fizike është zbutur. 
Termi demokraci shërbente për të manipuluar popullin “budalla”, mirëpo nuk del ashtu, sepse populli nuk është edhe aq i pa ditur. Abraham Linkolni thonte: “Ju mund të gënjeni të gjithë-popullin për një kohë, ju mund të gënjeni një pjesë të popullit për të gjitha kohërat, por ju nuk mund të genjeni të gjithë-popullin për të gjitha kohërat”. Pra do të korrigjoja frazën në atë “shpresojmë që populli mos te tregohet aq budalla në t’ ardhmen” e të zgjedhë të keqen më të vogël, se tani për tani nuk mund të zgjedhë të mirën, ende nuk është sovran. 
Si pra qytetarët pranuam zgjedhjet e dirigjuara dhe të imponuara, edhe tash, dhe si t’ia falin ata vetes që votuan dy here radhazi në zgjedhjet nacionale dhe ua dhanë votën atyre-të njëjtëve, që nuk bën gjë për të ardhmen, ata vodhën edhe thesarin popullor, fondet popullore. Pse nuk kuptojnë që përgjegjësia e tyre është e shumfisht, si të votohen ata që nuk interesohen për shëndetin e arsimtarëve, a duhet prap të shpërblehen të njëjtit, apo duhet të ndëshkohen, bile me votë. 

E kuptoj se njerezit dolën nga një regjim i rrepte kriminel, socialist-komunist dhe e kaluan atë regjim, edhe luftën, por nuk mund te thuhet se tash e kemi demokracinë parlamentare të instaluar, ngase nuk e kemi, është thjesht liri dhe vetem liri e shthurrur, pa ligje të së drejtës. Thjesht qytetarët janë ata që duhet ta ndryshojnë gjendjen dhe ta bëjnë ashtu siq duan. Në fillimet e para të “demokracisë” ishin po ata që nuk dinin çfarë kërkonim, sepse nuk kishim jetuar në një sistem të tillë. Tani që kemi provuar diçka (ka ende shumë për të parë) mund të themi të paktën atë qe nuk duam dhe atë që duam. 
Tani është momenti për një ndryshim të saktë. Por, patjetër duhet marrë në konsideratë edhe diçka tjetër. 
Çfarë kishin shqiptarët si pasuri? 
Asgjë! 
Sistemi i tatimeve nuk funksiononte (ishte i detyrueshëm për regjimin kriminologjen serb, dhe i vullnetit të mire për atë privat shqiptar, kjo vonë u kuptua). A do të funksionojë shteti pa tatime? Si do të mbahet? Por, ato duhen kontrolluar mirë se, pra qytetari duhet të mendoj mire kujt t’ia jap votat më shumë, e kujt më pak. Le të shpresojmë që do të vijë dita që edhe qytetari i Kosovës do ta shijojë damokracinë me plot kuptimin e fjalës. Por për çdo gjë duhet kohë, sepse Kosova doli nga lufta, dhe për këtë duhet vërtet kohë për të arritur një ndryshim të madh, bile angazhim dhe përpjekje, por edhe ndërgjegjësim dhe ndëshkim për ata që premtuan dhe nuk përmbajtën premtimet.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …