Gjykata e Hagës në përkrahje të politikës antishqiptare (koment redaksional i Radios-Kosova e lirë)

Zhvillimet e fundit në procesin e montuar politik kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balës dhe Lahi Brahimajt, të akuzuar për gjoja krime lufte nga prokurorët e Tribunalit të Hagës, japin për të kuptuar se me qëndrimin e tillë, antishqiptar të një segmenti të caktuar të këtij Tribunali, qarqe të caktuara të politikës evropiane po thellojnë më tej disponimin antishqiptar, i cili tashmë është reflektuar me një përçarje të madhe në mesin e vendeve anëtare të BE-së për dhe kundër pavarësisë së Kosovës. 
Haga po bëhet barometer i shfaqjes së disponimit të qarqeve evropiane e më gjerë kundër shqiptarëve liridashës që aspirojnë drejtësi, barazi dhe liri. 
Dhe, si mund të dëshmohet e kundërta e këtij konstatimi, kur para trupit gjykues të këtij Tribunali po “dëshmon” gjeneral-majori i ushtrisë kriminale të Slobodan Milosheviqit, Zhivanoviq, ndërsa tashmë ka dëshmuar Stijoviq, inspektori i Shërbimit sekret të regjimit më vrastar që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore. 
Qysh prej fillimit të gjykimit kundër komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe kundër bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj e Idriz Bala, Prokuroria e këtij Tribunali ka prezantuar dëshmitarë nga radhët e ish-estabilishmentit politik, policor dhe ushtarak të regjimit vrastar të Beogradit.
Ky qëndrim antishqiptar i një segmenti të kësaj Gjykate, ka marrë hov sidomos pas shkurtit të vitit 2007, kur e ashtuquajtura “Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë” ka rehabilituar krimet e Serbisë në Bosnje e sidomos në Srebernicë, ku në prani të forcave ndërkombëtare kriminelët sododmiste serbë vranë, masakruan, çnderuan, dhunuan dhe pushkatuan më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, shumica prej tyre, fëmijë, gra, gra shtatzëna, pleq, plaka, invalidë dhe skamnorë, ndërsa gjatë kohës së luftës vranë mbi 200 mijë boshnjakë, ndërsa dëbuan nga trojet e tyre më shumë se 1 milionë njerëz. 
Një qëndrim të tillë, pro Serbisë, e ka farkuar sidomos kryeprokurorja Karla del Ponte, e cila ka arritur edhe të fsheh dokumentet për krimet serbe në Bosnje. Këtë fakt, kohë më parë e ka zbuluar gjyqtari, Xhefri Nais, për një gazetë kroate. Ndërsa qëndrimin e saj të papërmbajtur antishqiptar, kjo “murtajë” e drejtësisë ndërkombëtare e shprehu me gjuhën më të keqe të urrejtjes kundër Ramush Haradinajt me rastin e fillimit të gjykimit. Mllefi i saj i papërmbajtur, gjuha sodomiste dhe qëndrimi përbuzës antishqiptar tashmë ka ushtruar ndikim vendimtar mbi Gjykatën, e cila edhe pse ende nuk e ka thënë fjalën e vet përfundimtare, ka pranuar që në gjykatore të dëshmojnë kriminelët kundër viktimave. 
Kjo është një shkelje e rëndë e drejtësisë, sepse fitohet bindja se po të ishte gjallë krimineli, bastardi njerëzor, Arkan, edhe ai do të mund të ftohej në cilësi të dëshmitarit kundër çlirimtarëve të Kosovës. Nuk është për t’ u habitur nëse krimineli tjetër, Sheshel, një ditë të parqitet në gjykatoren e Tribunalit si dëshmitar kundër Ramush Haradinajt. Edhe kjo mund të ndodh në këtë gjykatë, krejtësisht të politizuar ndoshta edhe të korruptuar nga magnatët serbë apo rusë. 
Gjykimi kundër Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij ka nxjerrë në sipërfaqe edhe indolencën e sëmurë dhe tashmë të degraduar të politikës aktuale të vendit tonë. Heshtja e këtij faktori, por edhe heshtja e shoqatave të luftës, të cilat mjerisht janë politizuar në vija partiake, është dëshmi e një situate tejet morbide, e cila po mbretëron në Kosovë. 
Natyrisht se në këtë delir të heshtjes bën pjesë edhe AAK-ja, e cila thirret madje edhe “dalldiset” në kurriz të meritave të Ramush Haradinajt, sidomos kur është rasti për të marrë pjesë në zgjedhje dhe mundësisht për të fituar një pjesë të elektorarit, madje duke caktuar të akuzuarin Haradinaj edhe në listën zgjedhore, mbase të bindur se ai do të shpallet i pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Ky qëndrim indolent dhe krejtësisht naiv i kreut të kësaj partie është i pafalshëm dhe me siguri se do të kthehet bumerang me rastin e konkurrimit në zgjedhje, meqe nuk mjafton të trumbetohet se Ramush Haradinaj qenka i pafajshëm, pa marrë guxim të paktën për të afishuar një notë proteste drejtuar Tribunalit të Hagës kundër nënçmimit dhe përdhunimit, që po i bëhet ish-kryeministrit të Kosovës nga prania e kriminelëve serbë në cilësi të dëshmitarëve të Hagës. 
Po hesht me turp edhe koalicioni qeveritar LDK-AAK. Deklaratat verbale në përkrahje të Ramush Haradinajt, duke shprehur besim në pafajësinë e tij, jo vetëm që nuk mjaftojnë, por ato në esencë janë krejtësisht hipokrite, nëse mbështetja nuk pasohet me veprime konkrete, me demonstrata e protesta në mbojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare. 
Mbrojtja e këtyre vlerave bëhet me organizimin e protestave masive, me afishimin e notave drejtuar Tribunalit, ashtu sikur ishte vepruar me rastin e gjykimit të Avni Rrustemit, në vitin 1924 në Paris, kur opinioni publik përparimtar vendor dhe ndërkombëtar kishte ushtruar ndikim vendimtar edhe mbi vendimin e gjykatës së Parisit, e cila e liroi Avni Rrustemin nga fajësia, sepse kishte vrarë një bashkëpunëtor të regjimit kriminal dhe antishqiptar të Monarkisë SKS, e cila kishte pushtuar gjysmën e trojeve shqiptare dhe po përpiqej të pushtonte edhe pjesë të tjera të Shqipërisë. 
Pritja e vendimit të gjykatës së Hagës, duke besuar në drejtësi, pa marrë para sysh se çfarë “drejtësie” ka peshuar ajo në shkurt të këtij viti Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila rehabilitoi Serbinë kriminale, është një pritje e llahtarshme, sepse përkrahja e vendosur dhe e njëmendtë duhet të manifestohet para se të merret vendimi, ndryshe bëhet vonë përgjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …