kek
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
MIT
Fillimi / Opinione / Agim Vuniqi: Pushteti i “clochard-ve” të padrejtë “ushqen” kaosin urban
Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Pushteti i “clochard-ve” të padrejtë “ushqen” kaosin urban

Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë zgjidhjet aspak praktike të kapërcimit të rrugëve dyanësore, diçka e tillë praktikohet në autoudhë, jo në vende të hapura brenda qytetit. Posa më ra në sy, mendova, më mirë do t’ishte që ai simbol, urë këmbësorësh, të shfrytëzohet për ndonjë kafiteri të ngusht, atëherë sigurisht do të kishte vizitorë, sesa kështu, ka mbetur e pa vizituar. Zakonisht në rrugët e tilla dyanësore me shpejtësi të kufizuar, brenda qytetit, nuk ndërtohen ura mbikalimi, por vendosen semaforë, që do të ishte një zgjidhje praktike më e pranueshme dhe më praktike, pse mos të vendosen edhe kamera vëzhgimi të ngasësëve të papërgjegjshëm të automjeteve, ngase projektet ideore çfarë i venerova, si zgjidhje “arkitektonike” janë praktikisht të paqëndrueshme.

Toka është pasuri ekonomike dhe si e tillë njihet si një nga mekanizmat kyçë për krijimin e pasurisë. Si burim i rrallë që është, toka duhet shfrytëzuar mirë si në mjediset urbane po ashtu edhe në ato rurale. Andaj, siguria e pronësisë dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, me qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe të gjeneratave të ardhshme. Sa është real ky konstatim në qendrat urbane të Kosovës, dhe në kryeqytetin e saj, që pretendon të quhet metropolë. Sa e sa kantierë ndërtimesh janë hapur në zemrën e kryeytetit, por edhe rrethinë, pa asnjë përmbajtje ligjore, as arkitektonike. Cfarë do të jetë reagimi i politikanëve-komunarë të qytetit në rast të shpërthimit eventual të zjarrit, a janë menduar kriteret standarde të sigurisë, të hapësirës për vendosjen e shkallëve të gjata të zjarrëfiksëve, apo si është planifikuar infrastruktura e kanalizimit, dhe cilat kritere ambientale i plotëson, kur dihet fakti se qendra e Prishtinës vuan nga “vjelljet” e ndytësirave, sepse rrjeti i tanishëm i ndërtuar më heret është i tejkaluar dhjetëra herë. Pastrimi i kohëpaskohshëm i këtyre kanaleve të pista, që bartin rërë, e gjësende tjera që hedhin bashkëqytetarët e mi të papërgjegjshëm, është edhe problem kaotik i hedhjes së yndyrave, por edhe i djegies së tyre, që rrezikon dukshëm shëndetin e popullatës, dhe shton shpenzimet e shëndetësisë kosovare. Shiqoni sheshin e kryeqendrës, pllakat e gjëra të mermerit, pa fuga, që përpijnë farat, dhe lëvoret e gështenjave që gjuhen pa kujdes, pse aty nuk ka tabela që tërhjekin vëmendjen për kujdes, pse mos të vendosen kamera, dhe të gjobiten qytetarët dhe bizneset lëvizëse për shkelje ligjore dhe ambientale. A ka vendosur ministria e amabinetit matësit në kolektorët dalës të kanaleve të kanalizimit, dhe si qëndron bashkëpunimi i pushtetit qendror dhe atij lokal në këtë drejtim?

Ju lutem më spjegoni si është e mundur të jipen lejet afariste për bizneset e autolarjeve në vendet kur shtëpitë janë puqur njëra me tjetrën, të kufizuara me kufijë ndërtesash banimi. A din inspekorët komunalë se kjo veprimtari duhet të ndalohet në vendet e tilla urbane, për shkak të hapësirës së ngushtë, që shkakton shkelje ligjore ambientale, a mendojnë ata se kështu u zihet fryma qytetarëve. Kam të dhëna konkrete përë këtë demolim të të drejtës qytetare, në anën time të djathtë të shtëpisë është vendosur “autolarja”, muret e jashtëme lahen për çdo ditë nga vrushkulli i ujit që godet muret e jashtme, dhe lagështia dromcon dalëngadalë, së pari fasadën e jashtme pastaj i mbushë bodrumet e shtëpisë, rritë nivelin e kanalizimit, duke iu ekspozuar lagështisë rrezikohet stabiliteti i shtëpisë dhe është kancer rrënues për muret mbajtëse të jashtme, duke shkaktuar kokëdhembje të përditshme. Koshienca qytetare e bashkëfmiliarëve të mi nuk merret parasysh, meqë ata nuk duan të bëhen pre e konflikteve eventuale fëqinjësore, duke besuar në koshiencën e zyrtarëve të komunës, se ata janë të vetmit që mund të evitojnë konfliktet fëqinjësore, ata janë zbatuesit e ligjit. Këtij “yryshi” urban të pandreqshëm dhe të papërgjegjshëm, i jam ekspozuar edhe në anë e majtë të shtëpisë, janë tejkaluar gabaritet e kufijëve të pronës së paluajtshëmve, mbi ballkonin tim është vendosur ballkoni i fëqiut, i cili përveq që ka uzurpuar një pjesë të pronës, shtëpia e tij është ndërtuar pa leje, rrezikon edhe sigurinë personale, është shume lehtë nga njëri ballkon të kërcehet në ballkonin tim. A duhet pra të kërkohet mendimi i qytetarëve gjatë ndërtimit të objekteve kolektive ndërtimore dhe për hapjen e çfarëdo biznesi që rrezikon pronën e paluajtëshme të qytetarëve, dhe kush duhet të kujdeset për ta. Përpara si formë e bashkëpunimit e qytetarëve dhe organeve komunale kanë qenë Bashkësitë Lokale dhe qytetarët, dhe për çfarëdo ndërtimi është kërkuar leja e fqinjëve, si është keqkuptuar demokracia kaq keq! Bashkësitë lokale, mos të quhen ashtu, të bëhet ndonjë zgjidhje më kreative gjuhësore, si zyre e qytetarëve, duhet të ekzistojnë dhe t’u shërbejnë qytetarëve, jo të shfrytëzohen si poligone “lufte” të partive politike, por si vende tubimi të qytetarëve, pa preimesa politike, ku ata vet vendosin për fatin e tyre në kuvendet zgjedhore të qytetarëve me votë të lirë. Pse është harruar komunikimi i ndërsjelltë i shkollave dhe i qytetarëve, jo vetëm i prindërve, i një komunikimi normal edhe me strukturat e sigurisë së pushtetit, dhe qytetarët janë ekskomunikuar tërsisht edhe nga zgjidhjet urbane hapësinore, ju mund të arsyetoheni se mbahen diskutime publike, e dini vet si shkon puna aty, është shpërfillëse dhe “ad hoc”.

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përgjegjëse për menaxhimin e tokës dhe ka kompetencat për përgatitjen e ligjeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale. E themeluar në vitin 2000 dhe së fundmi e sistemuar në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor (MMPH), AKK-ja ka përgjegjësi për administrimin e sistemit shtetëror kompjuterik për kadastër, i cili grumbullon, përpunon dhe shpërndan të dhënat kadastrale. Mirëmbajtja e të dhënave dhe regjistrimi i pronave të paluajtshme ekzekutohet nga Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK), të cilat, edhe pse janë nën organizimin e kuvendeve komunale, në rrafshin profesional monitorohen nga AKK-ja. Që prej themelimit e deri më tash, për këto arritje kontribut të madh dhanë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorë nga Norvegjia, Suedia, Zvicra, Gjermania dhe Banka Botërore. Për zhvillimin e mëtutjeshëm të kadastrës në Republikën e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka strategji dhe objektiva të qarta, të cilat do të përmbushen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, komunat, ZKK-të dhe donatorët. Eshtë lehtë të renditen fjalë të bukura, sidomos pas ardhjes së kopjeve të librave kadastralë, të cilët ishin uzurpuar nga Serbia, dhe kështu ishin krijuar parakushtet për uzurpime dhe vjedhje pronësore, edhe në emër të komandantëve “clirimtarë”; në komunë dhe në Gjykatën Komunale kishin zënë vend ‘kumbarët”, të cilët kryenin punët “më jep, të jap”, as disa nga gjykatësit nuk kishin harruar miqësinë me avoketër, dhe bashkarisht dëfreheshin me erën e eurove të matrapazëve, duke ndërtuar piemontin e krimit të organzuar, publik e privat. Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit, e si mund të vendoset ligjshmëria kur nuk ka lidhshmëri institucionale të gjyqit dhe policisë, edhe njëra edhe pala tjetër jozyrtarisht pranojnë bankrotimin institucional përballë kriminelëve pronësorë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Ali Hertica: Subjektivi i burimit të moralit politik në Kosovë

Antirealizmi moral është ajo ide ku veprimi,në vetvete,nuk përshkruhet si bartëse i së mirës dhe ...