Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Qytetarët janë ata që duhet ta ndryshojnë gjendjen

Qytetarët janë ata që duhet ta ndryshojnë gjendjen Termi demokraci shërbente për të manipuluar popullin “budalla”, mirëpo nuk del ashtu, sepse populli nuk është edhe aq i pa ditur. Abraham Linkolni thoshte: “Ju mund të gënjeni të gjithë popullin për një kohë, ju mund të gënjeni një pjesë të popullit për të gjitha kohërat, por ju nuk mund të gënjeni të gjithë popullin për të gjitha kohërat”. Pra do të korrigjoja frazën në atë “shpresojmë që populli mos te tregohet aq “budalla” në t’ardhmen”, e të zgjedhë të keqen më të vogël, se tani për tani nuk mund të zgjedhë të mirën, ende nuk është sovran.

Në Kosovë nuk ka demokraci sepse nuk ka pjesëmarrje të drejtë për drejtë vendim-marrëse të popullit, ka vetëm përfaqësim… Ç’është edhe më keq edhe ky përfaqësim në realitet është një mashtrim. Nuk mund të gjesh asnjë shqiptar, ose fare pak, që do të thotë se politikanët dhe qeveritarët përfaqësojnë interesat e popullit. Nga njëra anë nuk lëmë gjë pa i thënë social-komunizmit, pronës shoqërore, nga ana tjetër nuk ofrohet ajo e cila i mungonte, prona legale private. Pra sistemet vijnë në përballje tek prona dhe pronari. Thjesht është ndërruar retorika dhe forma, nga pushtetarët komunistë pa pronësi u krijuan “demokratët” e kuq, shumë të pasur.

Athua njëmend erdhi liria aq shumë e pritshme… E si u mbështoll me mëndafshin korruptiv, dhe abuzimet e shumta në pushtet? Si gjithherë zgjedhjet janë të ethshme për kandidatët, ende pa u inaguruar shumica e shohin veten “VIP” persona, nuk kanë edhe faj, ngase ky trembëdhjet vjetësh-pak më shumë, lansoi milionerët e parë të Kosovës, me më shumë zero. Po të funksiononte drejtësia shumë nga bartësit e vendeve udhëheqëse, por edhe zbatuesit e ligjit do ta kishin vendin në strehimoren e kriminelëve-në burgje. Shumica e tyre janë abuzuesit, shkelësit dhe uzurpatorët e të ardhmes së Kosovës, ata janë fajtorët kryesor të varfërimit të Kosovës, sigurisht që në të ardhmen do të publikohen raporte që do të pasqyrojnë aktet e tyre kriminologjene, që u sollën atyre përfitime enorme, por dëmtuan të ardhmen e qytetarëve, duke zhagitur zgjidhjen statusore, edhe për shkak të veprimeve të paligjshme.

Politikanët kanë ndërruar gëzofin, janë shndërruar dhe thirren në emër të demokracisë dhe proklamohen si demokratë, në fakt janë një bisht i padukur i sistemit të kaluar, kolonialist, që i shërbejnë interesave klanore, vetëm dhuna fizike është zbutur. Tani pra ishte momenti për një ndryshim të saktë. Por, patjetër duhet marrë në konsideratë edhe diçka tjetër. Nëse ishte vjedhur vota duhet të zgjohej populli, dhe të mbrojë votën.

Shqiptarët e përjetuan monizmin, diktaturën, komunizmin. E vërteta është se ajo kishte një fytyrë, ashtu çfarë ishte, shpeshherë përvluese, e deklaronte atë që kishte dhe të përvëlonte nëse kaloheshin caqet. Erdhi “demokracia”. Dhe si të kuptohet kjo formë e demokracisë që nuk ka burimin nga populli, dhe nuk buron nga sovrani-popull. Ne fakt si në aspektin teorik edhe në atë praktikë zgjedhjet në Kosovë kanë shërbyer për t’u vetë mashtruar.

Procesi i zgjedhjeve që solli përfaqësimin në tërësinë e tij, qysh nga propaganda deri ne votim ishte një mashtrim (dyshoj edhe tash, sepse edhe zgjedhjet “me fusnotë” mbaheshin nën patronatin e zbatuesve të rezolutës 1244), dhe logjikisht zgjedhjet mund të konsiderohen si zgjidhje për të shtyrë përpara “dialogun” serbo-kosovarë, i premtuar nga BE-ja si kusht për modifikimin e rezolutës serbe për miratim nga asambleja e përgjithshme e OKB-së, që pasoi si kërkesë e Serbisë menjëherë pas opinionit këshill-dhënës të GJND-së, por edhe për të “shpëtuar” Qeverinë nga “linçimi” popullor, pas aq shumë dështimeve. Ky proces deri më tash ishte i manipuluar, ishte i blerë, i vjedhur nga shërbimet e huaja(?), grupet e mafias politike, apo interesat personale, që të bënë të dyshosh se politikanët dhe qeveritarët tanë nuk janë vendosur të përfaqësojnë interesat e popullit, por të atyre qe nëpërmjet manipulimeve dhe pagesave i sollën në pushtet.

Demokracia në të vërtetë nuk ekziston në Kosovë, ngaqë nuk funksionon pushteti i së drejtës, i bazuar në ligj. Politikanët kanë ndërruar gëzofin, janë shndërruar dhe thirren në emër të demokracisë dhe proklamohen si demokratë, në fakt janë një bisht i padukur i sistemit të kaluar, kolonialist, që i shërbejnë interesave klanore, vetëm dhuna fizike është zbutur.

Termi demokraci shërbente për të manipuluar popullin “budalla”, mirëpo nuk del ashtu, sepse populli nuk është edhe aq i pa ditur. Abraham Linkolni thonte: “Ju mund të gënjeni të gjithë-popullin për një kohë, ju mund të gënjeni një pjesë të popullit për të gjitha kohërat, por ju nuk mund të genjeni të gjithë-popullin për të gjitha kohërat”. Pra do të korrigjoja frazën në atë “shpresojmë që populli mos te tregohet aq budalla në t’ardhmen” e të zgjedhë të keqen më të vogël, se tani për tani nuk mund të zgjedhë të mirën, ende nuk është sovran.

Si pra qytetarët pranuan zgjedhjet e dirigjuara dhe të imponuara, edhe tash, dhe si t’ia falin ata vetes që votuan disa herë radhazi në zgjedhjet nacionale dhe ua dhanë votën atyre-të njëjtëve, që nuk bën gjë për të ardhmen, ata vodhën edhe thesarin popullor, fondet popullore. Pse pra nuk kuptuan që përgjegjësia e tyre është e shumëfisht, si u votuan ata që nuk interesohen për shëndetin e popullit, a do të duhej të shpërbleheshin të njëjtit, apo duhet të ndëshkoheshin, bile me votë.

E kuptoj se njerëzit dolën nga një regjim i rreptë kriminel, socialist-komunist dhe e kaluan atë regjim, edhe luftën, por nuk mund te thuhet se tash e kemi demokracinë parlamentare të instaluar, ngase nuk e kemi, është thjesht liri dhe vetëm liri e shthurrur, pa ligje të së drejtës. Thjesht qytetarët janë ata që duhet ta ndryshojnë gjendjen dhe ta bëjnë ashtu siq duan. Në fillimet e para të “demokracisë” ishin po ata që nuk dinin çfarë kërkonin, sepse nuk kishim jetuar në një sistem të tillë. Tani që kemi provuar diçka (ka ende shumë për të parë) mund të themi të paktën atë qe nuk duam dhe atë që duam.

Sistemet pra thehen tek prona dhe pronari, mendoj që është i saktë ky definim, apo jo? E kujt është prona nëse ajo nuk është e sovranit, e si mund të ketë popull sovran pa sovranitet? Cila është arsyeja e kërkesës për bisedime serbo-kosovare, që shtrembërisht quheshin teknike. Nëse është ashtu pse ato duhen sponzoruar nga BE-ja, ngase kufiri Kosovë-Serbi është poroz, apo thënë troç është i hapur, dhe ky fakt pamundëson BE-në për ta inkuadruar më shpejt atë (Serbinë) në strukturat e saj. Kjo ishte karrota evropiane për Serbinë, ndërsa shkopi ndëshkues për Kosovën, e cila mbeti e fundit në proceset integruese; edhepse BE-ja është në Kosovë, ajo u përjashtua nga BE-ja, u getoizua, sa herë që mbahet ndonjë takim i rëndësishëm ndërkombëtarë Kosova duhet të bëjë koncesione, pa fituar gjë…!

Por, ato duhen kontrolluar mirë se…, pra qytetari duhet të mendonte mire kujt t’ia jap votat më shumë, e kujt më pak. Le të shpresojmë që do të vijë dita që edhe qytetari i Kosovës do ta shijojë demokracinë me plot kuptimin e fjalës. Kur? Për çdo gjë duhet kohë, dhe për këtë duhet vërtet kohë për të arritur një ndryshim të madh, bile angazhim dhe përpjekje, por edhe ndërgjegjësim dhe ndëshkim për ata që premtuan dhe nuk përmbajtën premtime.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …