Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Shënime udhëtimi plotë befasi…

Copëza jete (nga ditari im personal)

Çdo shkuarje e ardhje nga Amerika në Kosovë është një përpjekje e guximshme për të ndërruar menynë e përditshme të lajmeve por edhe afrimin e një bote tjetër të cilës i përkas edhe vet, me të gjitha të mirat e të këqijat, të mbështjellura me mendimin e intervistuesve te herëpashershëm “Hajt pak” të KTV së, e të thënë publikisht “katastrofë”, athua çka përmban në vete ky mallkim i përqudshëm i intervistuesëve të përditshëm apo është dalje nga shtrati i jetës normale, e thonë ngase janë lodhur me nepotizmin, korrupsionin dhe shtetin joligjor…

Nejse, kështu i shtresoja mendimet dhe përpiqesha ti bëja stivë në sandëkun tim të memories, se sa ia arrija qëllimit është diçka tjetër, por ngjarjet e përjetuera më heret dhe përvoja e tashme nuk më jepnin të drejtë për ndonjë farë demanti të arsyeshëm. Ndalesa e parë me aeroplan në Stamboll, qytet magjeps, sa evropian aq edhe aziatik, edhe kultura e mikpritsëve ishte shumë më e afërt me atë evropiane, si për nga shërbimet cilësore dhe agile ashtu edhe nga displina qytetare, aspak e zhurmshme, ashtu siç isha mësuar ta shihja viteve të 70 dhe të 80 ta me hunta ushtarake dhe ndryshim të dhunshëm të pushteteve, por edhe tendencat jolojaliste e politikanëve të brendshëm për varësi të vazhdueshme nga faktorët e jashtëm, duke u ndërlidhur lëvizjet e brendshme politike me mbulesë fetare të muslimanizmit, gjë që u dëshmua si ofertë e pranueshme nga elektorati turk duke i dhënë edhe një mandat Erdoanit, i cili natyrshëm po e drejton shtetin turk, ashtu siç është elektorati turk i ngjyrosur politikisht, por edhe prijetar i botës muslimane i lidhur ngusht dhe, me interesa të përbashkëta gjeostrategjike dhe ekonomike me SHBA, ku Turqia e ka eksportin më të lart, sidomos në industrinë ushqimore të ushqimeve të ngriera dhe të konzervuara. Ky trend është shumë i rëndësishëm ngase shteti modern turk ka marrë kahje drejt perëndimit, të njohur si punëtorë të vyeshëm, por edhe nikoqirë të nivelit evropian me kulturë të lartë pune. “Ne nuk jemi grek të hargjojmë pa bërë hesap sa fitojmë, ne punojmë shumë dhe kursejmë”, kjo ishte thënia e një taksisiti i cili më shoqëroi nga aeroporti deri në hoitelin “Deniz House”, që përballej me xhaminë shumë impresive “Blue Mosque” dhe detin përballë nga ana e pasme. Ishte kjo një mrekulli e rrallë që ende priste të më joshë me bukurit tjera, por edhe sjelljet kulminante qytetare, as mashtrim, as zhurmë, qetësi shumë e papritur për mua, ndoshta edhe për vizitorët e tjerë që pritnin ofertat për çaj. Lë atë, por bulevardi dy tre kilometra i gjatë nga hoteli, dhe shetitorja në këmbë të jepte një kënaqësi shtuese me xhamitë tjera përreth, por edhe me sheshet e gjata dhe të populluara me vizitorë të shumtë.

Istambolli frymonte ndryshe ditën, ndërsa klithte heshtur natën, nën tingujt e muzikës orientale dhe përzierjet e zorrëve në stomakun e valltareve, vallzimi i të cilave nuk është vetëm kërshëri e vizitorëve, ishte këthim mbrapa në mënyrën e jetesës së osmanlive dhe haremeve të sulltanëve, tash që u shitet vizitorëve të huaj, dhe nga ky atrakcion turistik shtohet buxheti shtetëror por fryhet edhe xhepi i kapitalistëve vendorë. Ky kujdes i nkoqirëve ndaj mysafirëve, si në aeroplan me ushqime të bollshme, ashtu edhe në aeroport dhe në hotel bënë thirrje të heshtur këthenu sërish dhe na vizitoni, ju mirëpresim me kënaqësinë më të madhe. Nuk ishte kjo një befasi e këndëshme për mua, që isha nisur të zbres sa më shpejtë në aeroportin ndërkombëtarë Adem Jashari, për t’i zënë në befasi familiarët të cilëve as që u kisha treguar se së shpejti do të vizitohen nga një vizitorë i papritur por shumë i dashur për ta.

Thënë të drejtën pritja ndonjë ndryshim të madh në inventarin e brendshëm të aeroportit, dhe investime të premtuara gjatë fazës së privatizimit, atë që pashë në Istamboll nuk pash në Aeroportin e Prishtinës, edhe pse pronarët janë turk. Kjo më shtyen të mendoj paksa më ndryshe, jo të bëjë ndonjë krahasim të paarsyeshëm, sa për javashllëkun e punëtorëve, me fytyra të ngrysura që më rikthenin në kohën e Andropovit, kur unë dhe një shok imi, kishim vizituar Moskën dhe kur shikimi ynë takohej me shikimin e ngrirë të oficerëve të ish-BRSS, të cilëve nuk u lëvizte asnjë vijë në faqet dhe në lëkurën e tyre e cila dukej si e pudrosur, ashtu si i përgatitnin balsamimet e zyrtarëve të lartë. Nejse e tëra do të harrohet, po të mos kisha informacione më heret për kontratat e shitjes, privatizimit, edhe të xeheve të Trepcës dhe mbetjeve xeherore, djerrinave, dhe kontratat e nënshkruara të favorshme vetëm për palën që bjen pajimet për eksploatim. Rastësisht në aeroplan takova një biznesmen shqiptaro italian i cili së bashku me përkthyesin dhe një kroat kishin qenë mysafirë të kompanisë më të madhe të thëngjillit me energji nxerëse 6000 kcal/kg, që në krahasim me lignitin vendor ishte gati katërfish më e lartë, kur dihet se ligniti kosovar ka 1500 deri në 1700 kcal për kg, por ka shumë lagështi,  dhe në fazën e eskploatimit nuk është aq i pastër, edhepse edhe mënyra e eksploatimit ishte pothuajse identike me miniarat e thëngjillit në Indonezi, sipërfaqësore. Bashkëbiseduesi im kishte 12 miniera në pronësi dhe gjatë bisedës ankohej në zyrtarët vendor për korrupsion. Ata vizitonin Kosovën dhe kishin aranzhuar takim me zytarët vendorë, të cilët janë më shumë të interesuar si të bymehet xhepi i tyre i thellë, sesa për atë se kush do të hyn si investitor, edhepse premtimin e kanë si meny ditore, dhe ky trend është shtrirë në tërë administratën qendrore dhe atë lokale, por edhe në burokratët e locuar në ndërmarrjet publike, të cilët të lodhin me patriotizmin e tyre shumë ofendues. Të tillëve nëse për asgjë duhet kthyer shpinën, për t’ua mos falur asnjë buzëqeshje të zakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …