Në ambientet e Medresesë, “Alauddin”, në Prishtinë, u mbajt Festivali i Recituesve

Në ambientet e Medresesë, “Alauddin”, në Prishtinë, u mbajt Festivali i Recituesve

Edhe këtë vit në ambientet e Medresesë së Mesme, “Alauddin”, në Prishtinë u organizua Festivali i Recituesve. Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës dhe Medreseja e Mesme Alauddin, për nder të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, të mërkurën organizuan Festivalin tradicional të Poezisë, organizim ky që mblodhi 72 nxënës garues nga të gjitha shkollat e mesme të ulëta dhe shkollat e mesme të larta të komunës së Prishtinës. Të gjithë këta nxënës u paraqitën me poezi të ndryshme, duke shfaqur talentin dhe shkathtësitë e tyre në recitim.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe drejtoresha e DKA-së në Prishtinë, znj. Shpresa Shala, e cila, me këtë rast, në fjalën e saj për hapjen e garës vuri në theks vlerën e madhe kulturore dhe edukative që bën kultivimi i fjalës së bukur, recitimi i poezisë dhe edukimi estetik. “Si Drejtori e Arsimit ne e çmojmë çdo aktivitet që kontribuon në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe edukimin e gjeneratave”, tha ndër të tjera drejtoresha Shpresa Shala. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe nikoqiri, drejtori i M. M. Alauddin, z. Jakup Çunaku, i cili përveçse urimit të mirëseardhjes, tha: “Poezia është mbretëreshë e artit, prandaj duhet përqendruar edhe më shumë në këtë fushë me nxënësit tanë”. Për përzgjedhjen e tre më të mirëve në nivel të komunës së Prishtinës vendosi juria profesionale e zgjedhur nga DKA e Prishtinës, e cila ishte e përbërë prej:

Prof. Shyhrete Alaj;

Prof. Melihate Zeqiri, dhe;

Prof. Besnik Jaha.

 Në këtë Festival, sipas jurisë më të mirët ishin nxënësit :

Aurora Aliu, nga M. M. Alauddin, – Vendi i parë

Ruvejda Jaha, nga shkolla “Hasan Prishtina”, – Vendi i dytë

Leon Biçaku, nga shkolla “Iliria”, – Vendi i tretë

 

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Meçe: UNË 1 MAJIN, NUK E KAM FESTË

Më shikoni?! Unë jam punëtori, por dhe i pa punë Skllavi i ri modern, që …