leoni

AKP-ja

Agjencia Kosovare të Privatizimit ka bërë një strategji që parashikon mbylljen deri në fund të këtij viti

Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2023 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, u tha se Bordi i AKP-sa ka bërë një strategji që parashikon mbylljen e AKP-së deri në fund të këtij viti. Megjithatë, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni tha se mbyllja e kësaj Agjencie nuk varet vetëm prej AKP-së. Kështu, sipas tij, AKP ka vazhduar me shitjen e aseteve për të cilat nuk ka pasur interes nga komunat dhe qeveria. Madje, kryetari i Komisionit Ferat Shala e ka quajtur mashtrim pretendimin për mbylljen e AKP-së. Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka reaguar ndaj kryesuesit Hyseni dhe ka pyetur atë se kur pritet të mbyllet AKP-ja dhe çfarë ndodhë me këtë Agjenci pasi që Projektligji për Fondin Sovran është në Kushtetuese.   Për këtë, Hyseni u përgjigj duke thënë se është paraparë që edhe nëse nuk bëhet Fondi Sovran, Projektligji për tokat bujqësore është në përgatitje e sipër, dhe beson që 97 për qind të portofolios së AKP mbyllet gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …