Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë besimin e qytetarëve vetëm nëse ndërtojnë struktura mbi meritën, integritetin dhe mbështetjen reale të anëtarësisë. Në një shkrim publik, Kuçi vlerëson se drejtuesit partiakë nuk duhet të zgjidhen përmes imponimit apo marrëveshjeve të ngushta, por si rezultat i kontributit, përgjegjësisë dhe besimit që gëzojnë te qytetarët. Sipas tij, kjo është veçanërisht e rëndësishme për partitë opozitare, të cilat, siç thotë ai, duhet të jenë faktor bashkimi dhe frymëzimi, e jo burim pakënaqësie dhe përçarjeje. Kuçi shprehet se anashkalimi i figurave me kredibilitet dhe promovimi i individëve pa mbështetje qytetare e dobëson unitetin e partisë, ul motivimin e aktivistëve dhe dëmton besueshmërinë e subjektit politik. “Partitë e forta ndërtohen mbi meritokracinë, përfaqësimin dhe respektin për kontributin. Në fund, janë qytetarët ata që japin verdiktin. Ata nuk votojnë emra të imponuar; votojnë njerëz që i njohin, u besojnë dhe i kanë parë të punojnë me ndershmëri”, ka theksuar Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …