Ahmet Isufi thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të lidhë koalicion me PSD-në

Ahmet Isufi thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të lidhë koalicion me PSD-në

Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk është në rregull të thuhet që do të garojmë të vetme në zgjedhje, e të takohen çdo ditë për koalicione të mundshme. Tha se ftesa e dhomave te specializuara për Ramush Haradinajn ka qenë befasi edhe për vet atë, për çka tha se nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar më herët. Ai la të nënkuptohet se AAK është e gatshme të lidhe koalicion me PSD-në. Fushata ka filluar, po shohim lëvizjet që po bëhen, për koalicione janë të çuditshme. Sjellja e PSD-së në raport me interesat e institucioneve dhe qytetarëve na kanë bërë me besu që mund të bëjmë koalicion”, ka thënë Isufi. Këto deklarata Isufi i bëri gjatë debatit ‘Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?’

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …