Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: I pa vdekshmi Qazim Zeka sot po ndahesh nga ne, sot Kosovës po i shkëputesh o yll kombëtar

I pa vdekshmi Qazim Zeka sot po ndahesh nga ne, sot Kosovës po i shkëputesh o yll kombëtar për të zënë vend në qiellin shqiptar. I madhi baca Qazë ishe simbol i kombëtarizimit dhe atdhetarizmit shqiptar. U linde u rrite në Kosovën e varfër nën robërinë shekullore serbo-sllave. Por  qëndrove stoik i pa frikësuar i pa përkulur pranë çfarëdo stuhie e vështirësie. Ishe prindi shembullor ishe mësuesi më i miri më i dashuri. Ishe edukator kombëtar për të gjithë që patëm fat të të njohim. Rritja madhështore dhe spjegimet e drejta të traditës e të heronjve tanë kombëtar të bënë edhe ty Hero.

Baca Qaz të lakmojmë për jetën dhe veprat e pa vdekshme që i bëre për Kosovë e Shqiptari. Ti po shkon me një përmbushje të amaneteve ndër breza. Si familje ishe dhe mbete vatër e kombëtares. Ti bëre një familje të mrekullueshme me djem e me vajza që i edukove dhe i brumose me atdhetarizëm e me ndjenjën e sakrificës ashtu siç ishe vet. Asnjë herë nuk u pajtove me pushtueset jugosllavë e serbo çetniket, Të përjashtuan nga puna ta ndërruan vendin e punës së edukatorit shumë herë të burgosën shumë herë vetëm të mos shpërndaje dijen dhe edukimin kombëtarë.

Të joshën me lëmoshë e pushtet nuk i lakmove të torturuan nuk u dorëzove. Të burgosen djemtë nga Xhevati e deri ma i vogli, ta burgosen edhe vajzën por Ti me një moral të pashembullt të gjitha i përballove. Kur ne mundoheshim të të ankojmë thoshe u kam juve dhe bashkë me ju do ta kem të ardhmen e lirë pa pushtues. Pushtuesin do ta shporrim me pushkë nga trojet tona. Na shpjegoje për kolonët e ardhur në Istog e nē Kosovë dhe se vetëm me forcë mund të kthehen nga kanë ardhur. Baca Qazë pata fatin të njoh nga viti 1979, dhe njohja jonë u rritë me shokët e (Ilegalës) organizatave të mshefta ndaj armikut të hapura dhe të domosdoshme për popullin tonë.

Ti në rrethin e Suharekës e të Prizrenit u lidhe aq shumë sa çdo analizë e vendim bashkë e banim. Njohe Ibrahim Shalën, Fadil Vaten, Osman Shalën, Murat Bytyqin, Riza Vaten, Ruzhdi Saramatin, Avdi Ibrahimin, Shaqir Gashin, Behajadin Allaqin e shumë e shumë të tjerë bashkë me familjet tona u lidhëm shumë për qdo veprim. Ty të patëm ndërlidhësin kryesorë për Istog Pejë e Mitrovicë, Mojstiri u shëndrrua në një pikë reference kombëtare falë teje Baca Qaz. Mbaje lidhje me shumë patriot si: Shaban Shala, Smajl Haradinaj, Jashar Saliu, Xhavit Hoxha, Drita Kuqi e shumë të tjerë nga Dukagjini, Vushtrria e Mitrovica. Na mbaje lidhjet me të burgosurit Xhevatin djali, Shaban Shala dhëndri e të tjerët. Kordinator i OMLK-së, për Istogun Pejën dhe Mitrovicën. Ishe i gatshëm të sakrifikoje në qdoë kohë për kauzën komëbtare.

Ishe bashkëveprimtar i Kadri Zekes, Zija Shemsiut i Rexhep Malës, Nuhi Berishes i Fadil Vates i Afrim Zhitisë i Bajram Ajetit i Shaban Mujës i Ahmet Haxhiut e Ali Ahmetit ishe vazhdues i Fazli Grejqevcit e Adem Demaqit. Veprove për të ardhur deri të kryengritja dhe ta fitojmë lirinë ishe njëri ndër prijëtaret. Ishe ndër luftëtarët e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt, Edmon Hoxhes, Hkif Zenullahut ,Ardian Krasniqit, Fehmi Lladrovcit e Xheves. Ishe nga trimat e rrallë në Brigaden e Hysni Shabanit more shumë plagë sa Gjergj Elez Alija ishe dhe do jesh Hero i Atdheut. Lavdi veprës dhe jetës Heroi ynë Qazim Zeka.

16 gusht 2019 Sadik Haitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …